01 Maj 2024

Kërkohen më shumë subvencione për bujqit

Mitrovicë, 23 qershor - Komuna e Mitrovicës, përkatësisht Drejtoria për Financa dhe Zhvillim Ekonomik,   ka filluar me takimin e parë  të dëgjimit  publik për  planifikimin e buxhetit për vitin 2015-2017.  Pjesëmarrës në takim ishin  përfaqësuesit  e sektorit të bujqësisë. Po ashtu  prezent ishte edhe kryetari i komunës, Agim Bahtiri.

Fillimisht,  drejtori i  Drejtorisë për Financa dhe Zhvillim Ekonomik, Nysret Maxhera, tha se takimi mbahet për të dëgjuar kërkesat dhe sfidat e  fermerëve në sektorin e bujqësisë, në mënyrë që këto kërkesa të tyre të jenë pjesë e planifikimit buxhetor për vitet në vijim.

Adem Fazliu, zyrtar i lartë financiar theksoi e Buxheti i komunës përbehet nga dy pjesë: nga grandi qeveritar  dhe të hyrat vetjake. Sipas tij, ky buxhet shpenzohet për nevojat e përgjithshme të banorëve të Komunës së Mitrovicës përmes projekteve të  ndryshme, subvencioneve dhe mënyrave tjera të shpenzimeve. 

Ai tha se është shumë e  rëndësishme që qytetarët  t`i shprehin mendimet e tyre  sa i përket hartimit buxhetor, i cili do të fokusohej në nevojat  kryesore të fermerëve të Mitrovicës. “Para jush janë edhe disa pyetësorë të cilët duhet t`i plotësoni dhe të tregoni se në cilat fusha ju mendoni se duhet të përqendrohet buxheti ne sektorin e bujqësisë”, tha ai.

Pjesëmarrësit në takim kanë diskutuar prioritetet e tyre për vitet 1015-2017.  Kërkesat e tyre kryesore kishin të bënin  me pajisjen  me mjete të ndryshme bujqësore, si në makina  mjelëse, traktorë, makina për përpunimin e qumështit etj,  Po ashtu disa nga fermerët kërkuan edhe projekte në infrastrukturë, subvencionim me  lopë qumështore, dele, dhi etj.

Hasan Musa nga fshati  Bajgorë theksoi se fermat  e kësaj ane përballen  me shumë vështirësi. Ai tha se do të ishte mirë që bujqit e kësaj ane të ndihmoheshin me një pikë grumbulluese të qumështit.

Ndërsa, Gani Durmishi nga Qumështorja ALDI tha se prodhuesit ballafaqohen me shumë probleme, pasi nuk e kanë mbështetjen e duhur nga institucionet për t`i rritur kapacitet prodhuese.

Në anën tjetër, kryetari Bahtiri  tha se komuna si qëllim kryesor ka zhvillimin e sektorit të bujqësisë në Mitrovicë e sidomos në Shalën e Bajgorës.

Ai  tha se është duke  punuar që në këtë rajon të bëhet  vendosja e një pike grumbulluese e qumështit, por edhe  në sektorë të tjerë, siç është kultivimi i pemëve.

“Ne jemi duke punuar në drejtim që sektorin e bujqësisë ta përkrahim dhe ta zhvillojmë. E dimë që keni shumë probleme para vetes, por besoj që së shpejti do të keni shumë lehtësira”, tha kryetari Bahtiri.

Veton Rexha, drejtor i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, theksoi se drejtoria që e udhëheq ai, për këtë vit ka trashëguar një buxhet shumë të vogël dhe në këtë drejtim ka bërë përpjekje  që të hartoj ato fusha ku janë më prioritare për t`i ndihmuar fermerët.

Ai tha se  në vitet  në vijim beson që buxheti do të dyfishohet dhe si rrjedhojë edhe  fermerët e Mitrovicës do të subvencionet më shumë.


  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)