29 Prill 2024

Indeksi vjetor i çmimeve në bujqësi është ngritur për 2.2 për qind

Prishtinë, 26 shkurt - Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar  “Indeksin e Çmimeve të Inputeve dhe Çmimet në Bujqësi“ 2005 – 2013 (2005=100) .

Publikimi përfshin të dhëna prej muajit janar 2005 deri në dhjetor 2013.

Indeksi i Çmimeve të Inputeve dhe Çmimet në Bujqësi 2005-2013, është bazuar në çmimet e inputeve bujqësore të grumbulluara në Kosovë.

Ky grumbullim i çmimeve është kryer në barnatoret bujqësore, barnatoret veterinare, në kompani , tregje dhe vende tjera ku çmimet e inputeve bujqësore janë në dispozicion. Disa çmime të inputeve bujqësore janë marrë nga çmimet e konsumit (CPI) nga ASK.

Produktet bazë për Indeksin e Çmimeve të Inputeve janë të ndara në dy grupe kryesore: mallrat dhe shërbimet aktualisht të konsumuara në bujqësi (Input 1) dhe mallrat dhe shërbimet që kontribuojnë në investimet në bujqësi (Input 2).

Brenda grupit të mallrave dhe shërbimeve aktualisht të konsumuara në bujqësi, çmimet grumbullohen sipas grupeve në vijim: farëra dhe material mbëltues, energji; vajra, plehra dhe përmirësues të tokës, produkte për mbrojtjen e bimëve dhe pesticide, shpenzime për veterinari, lëndë për ushqimin e kafshëve, mirëmbajtja e materialeve, mirëmbajtja e ndërtesave, si dhe mallra dhe shërbime tjera.

Ndërsa sa i përket mallrave dhe shërbimeve që kontribuojnë në investimet bujqësore, çmimet grumbullohen për;  materiale (makineri dhe pajisje tjera), ndërtesat dhe tjera (ndërtesat jo-rezidente të fermës, punët tjera përveç përmirësimit të tokës).

Në vitin 2013 Indeksi vjetor i Inputeve është ngritur për 2.2% për Input 1, krahasuar me periudhën e njëjtë të viti 2012.

Kurse, Indeksi për Input 2 është ngritur për 2.4% mes viteve 2012 dhe 2013. Indeksi total i Inputeve Bujqësore (Input 1 +Input 2) gjithashtu është ngritur gjatë periudhës për 2.3%.

Në vitin 2013 Indeksi vjetor i Inputeve është ngritur për 49.5 % për Input 1, krahasuar me vitin 2005. Kurse,  Indeksi për Input 2 është ngritur për 7.5 % në mes viteve 2005 dhe 2013. Indeksi total i Inputeve Bujqësore (Input 1 + Input 2) gjithashtu është ngritur për 44.9 % krahasuar me vitin 2005.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)