02 Maj 2024

IADK- vazhdon të ndihmojë fermerët mitrovicas

Mitrovicë, 6 shkurt - Iniciativa për Zhvillimin e Bujqësisë në Kosovës (IADK), ka shprehur interesimin për të  ndihmuar edhe më tej sektorin e bujqësisë në Komunën e Mitrovicës.

Përfaqësuesit e kësaj organizate joqeveritare, gjatë ditës kanë takuar drejtorin për Bujqësi dhe Zhvillim Rural në Komunën e Mitrovicës, Veton Rexha, me të cilin kanë biseduar për bashkëpunimin e ndërsjellët në mes kësaj organizate dhe Komunës së Mitrovicës.

Zenel Bunjaku, drejtor i IADK-së, ka deklaruar se fillimisht do të fillojnë me dhënien e këshillave dhe trajnimeve për fermerë.

“Ne jemi të interesuar për një bashkëpunim të ndërsjellët. Në të ardhmen ne do t`i bëjmë vizita së bashku fermerëve të profileve të ndryshme, që mund të jetë një ndihmë e madhe për zgjerimin e kapaciteteve dhe rritjen e produktivitetit si dhe reduktimin e shpenzimeve gjatë procesit të punëve”, ka thënë Bunjaku.

Ndërsa, Drejtori për Bujqësi dhe Zhvillim Rural në Komunën e Mitrovicës, Veton Rexha, deklaroi se mirëpret këtë iniciativë të IADK-së, duke vlerësuar se zhvillimi i mëtutjeshëm i bujqësisë në Mitrovicës është i një rëndësi të veçantë.

“Zhvillimi i Bujqësisë në Mitrovicë është shumë i nevojshëm, por njëkohësisht edhe do të mundësonte që përmes projekteve të këtij lloji t`i ndihmohej shumë fermerëve, ku njëkohësisht do të ndikoj edhe më tej në hapjen e vendeve të reja të punës”, ka thënë Rexha.

“Mitrovica ofron shumë mundësi për zhvillimin e bujqësisë e në veçanti atë të blegtorisë, çka do të ndikonte po ashtu edhe në rritjen e prodhimit vendor”, ka shtuar Rexha.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)