29 Prill 2024

I gjithë mishi dhe peshku refuz do të largohet nga tregu

Prishtinë, 24 shkurt - Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka ndërmarrë një aksion në të gjithë Kosovën, për largimin nga tregu të produkteve të mishit të cilat janë shitur refuz.

Zëdhënësi i AUV-së, Lamir Thaçi, tha se kjo formë e shitjes rrezikon produktin por edhe shëndetin e qytetarëve.
 
Thaçi ftoi edhe inspektorët komunalë që t`i bashkohen këtij aksioni nëpër disa pika të shitjes, si tregjet, në mënyrë që, siç tha ai, të eliminohet kjo dukuri negative e cila po e dëmton edhe imazhin e shitjes së produkteve ushqimore.

Një vendim i tillë është mirëpritur edhe nga konsumatorët.
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ua ka ndaluar të gjitha marketeve ekspozimin dhe shitjen e mishit të pulave dhe peshkut refuz.

Sipas tyre, në të gjitha rastet ku nuk respektohet vendimi, do të merren masa në pajtim me legjislacionin, duke nisur edhe procedura kundërvajtëse në gjykatë. (rtk)

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)