11 Maj 2024

Haradinaj: 7 për qind nga buxheti vjetor do ta investojmë në bujqësi

Rahovec, 18 maj - Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, të dielën qëndroi në Rahovec, ku ka zhvilluar takime me qytetarë të tri fshatrave të kësaj ane, ka vizituar prodhuesin e verës Bodrumi Vjetër Haxhijaha dhe ka qenë nikoqir i tubimit qendror tematik Zhvillimi Ekonomik – Bujqësia, që u mbajt në shtëpinë e verës në Rahovec.

Në takim me banorët e fshatrave Pataqan, celinë dhe Krushë e Madhe e Rahovecit, kryetari Haradinaj ka përcjellë respektin e tij të thellë për martirët dhe dëshmorët e shumtë këtyre fshatrave, të cilët ranë për lirninë e Kosovës, ka bashkëndjerë me familjet e tyre dhe ka thënë se vepra e të rënëve do të mbetet përjetësisht udhërrësyes në punën tonë të mëtejmë.

Ndërkohë, kryetari Haradinaj, i shoqëruar nga ekspertë të AAK-së, ka qëndruar edhe në njërin nga bizneset më të njohura të kësaj ane, te prodhuesi i verës Bodrumi i Vjetër – Haxhijaha ku ka parë nga afër punën që bëhet aty dhe mundësitë për thellimin dhe zgjerimin e këtij biznesi dhe prodhimeve të tilla në vendin tonë.

Në manifestimin qendror të ditës së sotme, shpalosjen e platformës Drejtim i Ri, për zhvillimin ekonomik, konkretisht bujqësinë, Haradinaj ka thënë se “shteti ynë, qeveria jonë në tërë këto vite nuk ka bërë pothuajse asgjë për këtë sektor jetik të vendit tone”.

“Prandaj, jorastësisht, pikërisht në këtë vend vendosëm të shpalosim në detaje platformën për Bujqësi nga Drejtimi i Ri”, ka thënë kryetari i AAK-së, njëherit i nominuar për kryeministër të vendit, Ramush Haradinaj.

“Bujqit dhe fermerët do të lirohen nga Tatimi dhe taksat doganore për makinerinë bujqësore. Drejtimi i Ri atyre iu garanton se 7 përqind e Buxhetit të qeverisë që do ta drejtoj, do t\'i dedikohet sektorit të Bujqësisë”, ka thënë Haradinaj.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)