02 Maj 2024

Hapet Qendra e Edukimit për Fermerë në Vushtrri

Vushtrri, 6 qershor - Me qëllim të krijimit të kushteve për edukimin dhe trajnimin e fermerëve kosovarë, në Vushtrri është hapur Qendra për Edukimin e Fermerëve. Hapjen e kësaj qendre, pikërisht në qytetin me potenciale të mëdha të zhvillimit të bujqësisë, drejtori ekzekutiv i IADK-së, Zenel Bunjaku, e ka vlerësuar si shtëpi të fermerëve.

“Institucionet tona deri më tani nuk kanë krijuar hapësirë për edukimin dhe trajnimin e fermerëve, e kjo u bë e mundur falë donatorëve”, ka thënë drejtori i IADK-së, e cila e menaxhon këtë qendër.

Për më tepër ai thotë se të gjitha trajnimet e fermerëve kosovarë, deri më tani janë kryer nëpër kafene dhe restorante, ndërkaq nga tash e tutje kjo qendër do të jetë në shërbim të gjithë fermerëve. Përveç zyrave me kushte shumë të mira, Bunjaku ka bërë të ditur se në këtë qendër është edhe punëtoria moderne me të gjitha pajisjet për përpunimin e qumështit.

“Qendra Edukuese do të jetë një urë lidhëse e fermerëve, nga gjithë komunat e Kosovës me institucionet relevante duke pasur parasysh faktin se do ofrojë shërbime këshillimore, trajnime praktike, konferenca të ndryshme, punishte, debate e aktivitete tjera”, ka thënë drejtori Bunjaku, raporton Veriu.info.

Ndërkaq Daniel Ostertag, përfaqësues i organizatës ndërkombëtare “Bread for the World”, e cila e ka financuar ndërtimin e qendrës, tha se ndërtimi i kësaj qendre është një shembull i punës së mirë që po bënë IADK, në trajnimin e fermerëve dhe zhvillimin e bujqësisë.

Hapjen e kësaj qendre, shumë të nevojshme e ka vlerësuar edhe Hysni Thaçi përfaqësues i Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, i cili tha se bujqësia do të jetë sektor i rëndësishëm i zhvillimit ekonomik të Kosovës.

Nënkryetari i komunës së Vushtrrisë, Dibran Perçuku, tha se Komuna e Vushtrrisë nuk ka hezituar aspak që këtë qendër ta përkrah me infrastrukturë rrugore, me furnizim me ujë dhe lidhje me rrjetin e kanalizimit.

Hapjen e kësaj qendre që promovon edhe vlera të produkteve vendore, e ka vlerësuar edhe kryetari i Odës ekonomike të Kosovës Safet Gërxhaliu.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)