07 Maj 2024

Hapet Panairi i Fundvitit

Prishtinë, 13 dhjetor - Prodhuesit vendorë kanë ekspozuar produktet e tyre në “Panairin e Fundvitit”, i cili u hap sot në Sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.

Ky panair, i cili ka mbledhur mbi 50 prodhues vendorë, është organizuar nga Rrjeti ARDA / RDA me mbështetjen e Bashkimit Evropian në Kosovë.

Përveç promovimit të bizneseve vendore ‘Panairi i Fundvitit’ ka për qëllim edhe sjelljen e një fryme të re të organizimit në Kosovë në prag të festave të fundvitit.

‘Panairi i Fundvitit’ do të jetë një rast i mirë për qytetarët që të gjejnë në një vend prodhimet kualitative vendore, prej çokollatave, qumështit, djathit e llojeve tjera të bulmetit e deri tek  mjalti e verërat e llojeve të ndryshme.

Aty qytetarët do të kenë rastin që të shijojnë edhe ushqimet vendore që shërbehen aty për aty, në një atmosferë festive të shoqëruar me tingujt muzikor.

Në hapje të ‘Panairit të Fundvitit’, Shefi i Sektorit të Bashkëpunimit në Zyrën e Bashkimit Evropian në Kosovë, Christof Stock, tha se ky panair është një mundësi e mirë për prodhuesit nga e tërë Kosova që të ekspozojnë produktet  e tyre vendase.

Ai tha se ky panair është vazhdimësi e traditës të shumë vendeve të Evropës.

“Ky panair u jep mundësi prodhuesve të shumtë nga mbarë Kosova që të paraqesin produktet e tyre. Rreth 50 biznese janë të përfaqësuara këtu dhe shumica e tyre janë të mbështetura nga programet e BE, e disa edhe nga Agjencitë Rajonale për Zhvillim” tha z. Stock.

Edicioni i pare i Panairit të fundvitit do të jetë i hapur për dy ditë radhazi ku bizneset do të kenë rastin që të promovojnë dhe shesin produktet e tyre në sheshin ‘Zahir Pajaziti’.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)