02 Maj 2024

Hani i Elezit, vend i zhvillimit të bujqësisë

Prishtinë, 29 janar - Gjatë vitit 2014, në komunën e Hanit të Elezit, planifikohet të fillojë investimi në krijimin e Laboratorit të pavarur për Aktivitete të Biznesit, i cili do të ndikojë në më shumë se 500 familje duke mundësuar krijimin e Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme në fushën e bujqësisë. Ky investim do të financohet nga fabrika për prodhimin e çimentos Sharrcem.

Në një forum të organizuar nga Rrjeti CSR Kosovë dhe Oda Ekonomike e Kosovës, dhe një pjesëmarrje të bujshme të të pranishmëve, përkrahës të praktikave të CSR, u diskutua mbi rëndësinë e përqafimit të praktikave të përgjegjësisë shoqërore korporative dhe ndikimin e tyre në shoqërinë dhe ekonominë kosovare.

“Ministria e Tregtisë dhe Industrisë mbështet fuqishëm praktikat për përgjegjësi shoqërore korporative dhe i bën thirrje secilit biznes që operon në Kosovë, të kontribuoj për komunitetin ku vepron, meqë kontributi i tyre jo vetëm që do të ndihmoj në zhvillimin e shoqërisë, por do të ngris edhe qëndrueshmërinë e tyre ekonomike”, theksoi U.D i Ministrit të Tregtisë dhe Industrisë, Bernard Nikaj.

Kompania për prodhimin e çimentos Sharrcem, si nikoqire e ngjarjes, për herë të parë në Kosovë, prezantoi raportin mbi politikat dhe praktikat e kompanisë rreth Qëndrueshmërisë dhe Përgjegjësisë Shoqërore Korporative, me ç’rast nga të pranishmit u vlerësua lartë kontributi i dhënë për komunitetin në Han të Elezit, me fokus të veçantë krijimi i Laboratorit për Aktivitete të Biznesit i cii do të jetë entitet i ndarë nga kompania dhe i udhëhequr nga nja bord i pavarur si fondacion jofitimpurrës. “Përgjatë vitit 2014, Sharrcem planifikon të fillojë investimet në krijimin e Laboratorit të pavarur për Aktivtete të Biznesit, i cili parashihet të ketë ndikim në më shumë se 500 familje duke mundësuar krijimin e Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme dhe ate në fushën e bujqësisë”, njoftoi drejtori menaxhues i fabrikës, Emmanuel Mitsou.

Në anën tjetër, Ministri i Bujqësisë, Blerand Stavileci tha se kjo ministri ka një bashkëpunim të thellë me projektin në fjalë dhe se përkrah këtë iniciativë e cila do të ndikojë jo vetëm në zhvillimin ekonomik të asaj pjese, por edhe në zhvillimin e përgjithshëm të bujqësisë në vend.

Kurse Rufki Suma, Kryetar i Komunës së Hanit të Elezit u shpreh i kënaqur që ky investim do të ndodhë pikërisht në komunën të cilën ai e udhëheq duke bërë kështu që përfitues direkt të jenë jo vetëm qytetarët e Hanit të Elezit, por edhe vendet përreth.

Në ngjarje të pranishëm ishin edhe zëvendës Ministri i Ambientit Shpëtim Rudi, kryetari i Rrjetit CSR në Kosovë, përfaqësuesi representativ i BERZH-ës, FMN-së, Odave Ekonomike dhe shumë akterë të tjerë nga komunitetit i donatorëve, institucioneve dhe shoqërisë civile.

Përgjegjësia shoqërore korporative është praktikë e re në ambientin e të bërit biznes në Kosovë, e cila ka rol të nxisë bizneset të operojnë në mënyrë të përgjegjshme duke promovuar projekte ekologjikisht miqësore, eliminimin e diskriminimit në punë, promovimin e vlerave anti-korruptive dhe nxitjen e investimeve direkte në shoqërinë ku biznesi opero

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)