28 Prill 2024

Finalizohen dy dokumente me rëndësi strategjike për sektorin e bujqësisë

Prishtinë, 12 prill - Dy dokumente me rëndësi strategjike për sektorin e bujqësisë u finalizuan gjatë ditës së sotme; Plani i Veprimit për Bujqësinë Organike 2023 - 2026 dhe Plani Strategjik për Shërbimet Këshillimore Bujqësore 2023 - 2027.

Akti ceremonial u bë mes Ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci bashkë me partnerët e sektorit të bujqësisë në vend Agjencisë Zhvillimore Austriake – ADA, CARITAS-it zviceran, në praninë e ambasadorit të Austrisë në Kosovë, ShTZ. Christoph Weidinger.

Me këtë rast, Ministri i BPZhR-së, Faton Peci shprehi përkushtimin e tij me qëllim të fuqizimit të bujqësisë në përgjithësi, si dhe asaj organike në veçanti.

 “Përmes Programit për Pagesa Direkte / Subvencione 2023, kemi rritur përkrahjen për bujqësinë organike me 100€ shtesë për hektar për sipërfaqet e certifikuara, ndërsa 50€ për hektar për sipërfaqet që janë në proces të konvertimit”, tha mes tjerash Ministri Peci.

Theksojmë se, përmes Planit të Veprimit për Bujqësinë Organike, përcaktohen hapat konkret që do të mundësojnë zhvillimin e kapaciteteve ekzistuese organike dhe ngritjen e atyre të rejave, ngritje të cilësisë së prodhimeve organike, rritje të të hyrave e rrjedhimisht edhe ndikimit pozitiv në nutricion.

Nga ana tjetër, përmes Planit Strategjik për Shërbimet Këshillimore Bujqësore 2023 - 2027, në rrafshin e paraparë prej 5 viteve, pritet që të përfitojnë rreth 20 mijë fermerë atë që njihet si "know how" apo mënyrën se si duhet ta zhvillojnë aktivitetin e tyre bujqësor, përmes ekspertizës me qëllim të ngritjes së kapaciteteve në ferma e çdo nën-sektor të bujqësisë.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)