01 Maj 2024

Fillon punimet samiti i 38-të ndërkombëtar i FAO-s

Romë, 18 qershor - Samiti i 38 ndërkombëtar për çështje të ushqimit dhe bujqësisë i organizatës “FAO” të OKB-s ka filluar punimet të hënën në Romë, kryeqytetin e Italisë.

Kështu thuhet në një njoftim të agjencisë IRNA të lajmeve e cila njoftoi se samiti në fjalë i kësaj organizate, organizohet një herë në dy vjet ku marrin pjesë mbi 100 ministra të bujqësisë të shteteve të ndryshme të botës si dhe funksionarë të lartë shtetëror të vendeve anëtare të kësaj organizate.

Në këtë samit i cili do të vazhdojë deri të premten, të pranishmit do të diskutojnë çështjet si siguria e ushqimit dhe gjendja e të ushqyerit dhe bujqësisë në tërë botën.

Gjatë këtij samiti do të diskutohet edhe buxheti për dy vitet e ardhshme të kësaj organizate.

Sipas raportit më të fundit të organizatës FAO, 870 milionë njerëz në botë po vuajnë nga të ushqyerit e dobët dhe nga uria, ndërsa 852 milionë njerëz nga kjo shifër, jetojnë në vendet në zhvillim e sipër.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)