29 Mars 2024

Filloi panairi ndërkombëtar "Agrokos & Drinks 2010"

Prishtinë, 20 tetor –  Më shumë se 160 kompani me produktet e tyre nga Kosova dhe 9 shtete të rajonit po marrin pjesë na panairin ndërkombëtarë “Agrokos & Drinks 2010”. Ata po ekspozojnë produktet e veta si: pije, ushqime, çipsa, reçel, mjaltë etj.

 

Organizatorët e panairit premtuan se ky panair do të ketë sukses në promovimin e produkteve të tyre në tregun e Kosovës, por lutën për rritje të cilësisë që është kusht kryesor për të arrit në treg.

Ministri i Bujqësisë, Blerand Stavileci tha se ky panair ka rëndësi sepse promovon produktin para konsumatorëve sepse marketingu sipas tij, është lënë anash nga prodhuesit, e që kjo është shumë e rëndësishme që i duhet tregut.  

“Në kuadër të këtij orientimi për promocion të mirë, në konsiderojmë se panairet e tilla janë të një rëndësie të veçantë për të pasur kontakt në mes prodhuesve dhe konsumatorëve dhe qëllimi i këtij promovimi është që konsumatorët të njoftohen me produktet”.

Ministri tha se Kosova ka produkte shumë cilësore, por që për shkak të mos marketingut ato nuk janë hasur nga ana e konsumatorëve dhe sipas tij, ky panair është një mundësi e mirë që konsumatorët t’i shohin produktet cilësore që ka Kosova. “Ne kemi produkte shumë cilësore dhe ka produkte që eksportohen në tregun e unionit evropian”.

Sipas Stavilecit deri më tani ministria që ai udhëheq ka bërë përpjekje maksimale që të organizojë sa më shumë panaire për të mirën e prodhuesve.

“Deri më tani në kuadër të buxhetit të tonë kemi bërë përpjekje maksimale për organizonim e panaireve sepse panairet janë shpirti i promovimit të bizneseve dhe produkteve. Ne jemi të interesuar t’i përkrahim prodhuesit vendorë, mirëpo vyen edhe një vigjilencë nga ana e prodhuesve që të jenë sa më shumë të aktivizuar në promovimin e biznesit të tyre”, tha Stavileci.

Ndërsa Luzim Krasniqi, zëdhënës i  CEO-së tha se edicioni i dhjetë i Panairit ndërkombëtar “Agrokos & Drink 2010”, është shëndrruar në një platformë të fuqishme promocionale, i cili do të bashkoj në një vend konsumatorët, prodhuesit, menaxherët, ekspertët  dhe të gjeneroi  ide të reja dhe kreative bashkëpunimi.

“Përfitimet që sjell ky panair janë të shumanshme si: krijimi i kontakteve të reja në mes afaristëve, përforcimi i relacioneve në mes kompanive ekspozuese dhe klientëve, pajisja e menaxherëve të kompanive me njohuri të reja nga zhvillimet teknologjike, përmirësimin e njohurive për trendet e reja marketingu dhe dizajnit, zgjerimin e drejtpërdrejt të konkurencës, etj”.

Në “Agrokos & Drink 2010” do të ekspozohen produkte të shumta ku përfaqësohen rreth 160 brende të cilat vijnë nga më se 9 shtete që i jep këtij panairi epitetin e një ngjarje të mirëfilltë, e cila e ka inkuadruar Prishtinën në agjendën ndërkombëtare të panaireve të suksesshme tregtare.

 Në kuadër të panairit do të zhvillohen një varg aktivitetesh, ku do të bëhen prezantime tejet interesante dhe me interes nga shoqata dhe asociacione të rëndësishme ndërkombëtare. Panairi do të jetë i hapur deri më 23 tetor 2010 në Pallatin e Rinisë në Prishtinë.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)