29 Prill 2024

Fermerët përfitojnë nga marrëveshja mes Postës dhe AZhB

Prishtinë, 29 korrik - Agjencia për Zhvillimin e Bujqësisë (AZhB) do të shfrytëzojë edhe shërbimet e Postës së Kosovës Sh.A për të komunikuar me fermerët kosovarë.

Çdo lloj informate do të përcillet tek fermerët përmes Postës së Kosovës dhe për kryerjen e këtij shërbimi do të ketë konfirmim me shkrim për AZhB-në.

Marrëveshja për këtë shërbim postar është nënshkruar të hënën në Prishtinë mes Kryeshefit Ekzekutiv të PK-së, Sejdi Hoxha dhe Kryeshefit Ekzekutiv të AZhB-së, Elhami Hajdari.

“Kjo është e dobishme për fermerët, por edhe për Agjencinë. Fermerët do të informohen me kohë për gjithçka dhe kjo është shumë e rëndësishme për bashkëpunimin mes AZhB-së dhe fermerëve”, ka thënë Hajdari.

Ndërkaq, Kryeshefi i Postës është shprehur i kënaqur që përmes shërbimeve postare po përfitojnë institucione të ndryshme dhe klientët e tyre.

“Ne jemi të përkushtuar që të vazhdojmë me ofrimin e shërbimeve cilësore për të gjitha kompanitë publike dhe private si dhe për secilin qytetar të Kosovës”, ka thënë Hoxha.

Posta e Kosovës Sh.A është i vetmi operator publik postar në Kosovë. Kjo ndërmarrje është ndarë nga PTK në gusht të vitit të kaluar.

 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)