13 Maj 2024

Ferizaji rrezikon të dëmtojë edhe drunjtë e paktë të qytetit

Ferizaj, 8 maj - AVONET, me shqetësim po përcjell se si po dëmtohen drunjtë e qytetit në rrugën “Ahmet Kaçiku” në qendër të Ferizajt.

Kenan Gashi, Drejtor Ekzekutiv i AVONET-it ka thënë se Komuna e Ferizajt, ka filluar realizimin e projektit për zgjerimin e trotuarit në rrugën “Ahmet Kaçiku”, punëkryesi ka filluar realizimin e projektit, e në kuadër të projektit po zhvendos disa drunjë të cilët kane qenë të vendosur vite më parë, mirëpo kjo zhvendosje po realizohet pa kujdes, në kohë e sezonë jo të favorshme për zhvendosje të drunjve, kështu që rrezikohen të dëmtohen.

Mos planifikimi mirë i Komunës së Ferizajt, respektivisht i Drejtorisë së Infrastrukturës në projektin e zgjerimit të trotuarit rrezikon të shkakton dëmtimin e drunjve.

 


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)