01 Maj 2024

FAO dhe OECD paralajmërojnë për rritje të çmimit të ushqimeve

Romë, 7 qershor - Organizata për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD) dhe Organizata e Kombeve të Bashkuara për Ushqim dhe Bujqësi (FAO) lëshuan të enjten një raport në Pekin në të cilin paralajmërojnë për rritje të çmimit të ushqimeve.

Raporti parshikon se gjatë dekadës së ardhshme, rritja mesatare e prodhimit bujqësor në mbarë botën do të jetë 1.5 për qind dhe ky sektor do të përballet me një ngadalësim të rritjes krahasuar me vitet e mëparshme, kur rritja mesatare qëndronte në nivelin e 2.1 për qind.

Raporti paralajmëron gjithashtu se rritja e kërkesës së ushqimit do të ndikojë në rritjen e çmimeve . 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)