02 Maj 2024

Çmimet e grurit në Evropë u rritën deri në nivelin e maksimumit

Paris, 7 nëntor - Në Evropë çmimet e grurit u rritën deri në nivelin më të lartë të 6-mujorit të fundit në pritje të tregtarëve për aplikimin e kufizimeve të eksportit të grurit nga Ukraina si dhe rënia e eksporteve ruse për shkak të të korrave jo të bollshme si rezultat i thatësirës.

Bursa e Parisit, më e madhja e drithërave në Bashkimin Evropian, u hap ditën e martë me çmimin e një toni grurë të barazvlefshëm me 269 euro.

Sipas vlerësimeve të analistëve të bankës “JPMorgan”, eksporti i përbashkët i grurit nga Rusia dhe Ukraina do të rezultojë në periudhën nga mesi i dhjetorit të 2012 deri në qershor të vitit 2013 në 1.7 milionë ton.

Gjatë të njëjtës periudhë të vitit të kaluar kjo shifër arrinte në 11.6 milionë ton.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)