04 Maj 2024

Bullgaria merr dy miliard euro për bujqësinë

Bruksel, 9 shkurt - Pritet që Bullgaria të marrë më shumë mjete nga buxheti i ri i BE-së për periudhën 2014-2020, në krahasim me periudhën e tanishme programore, përfshi këtu dhe 2 miliard euro më shumë për bujqësinë.

Këtë e njoftoi në Bruksel kryeministri Bojko Borisov, i cili merr pjesë në samitin në Bruksel për kornizën e re financiare të BE-së për periudhën 2014-2020.

Ai shtoi se tani për tani në projektin për buxhetin e ardhshëm evropian ruhen mjetet e parashikuara prej 260 miliard eurosh për mbylljen e katër reaktorëve të Centralit atomik “Kozlloduj”.

Bojko Borisov saktësoi se ka marrë sigurimet e kryetarit të Këshillit Evropian Herman van Rompoj dhe të kancelares gjermane Angela Merkel se Bullgaria do të marrë më shumë në sfondin e kontributit të saj në buxhetin e BE-së

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)