11 Maj 2024

Bojaxhi: Prerja ilegale e pyjeve shënon rënie

Prishtinë, 25 maj - Ashtu si edhe viteve të kaluara, edhe gjatë tremujorit të parë të këtij viti, dëmtuesit e pyjeve anembanë Kosovës, nuk kanë mbetur pa u adresuar tek autoritetet përgjegjëse nga rojat dhe Inspektorati Pyjor.

Rajonet ku më së paku ka prerje ilegale të pyjeve janë: Juniku, Prizreni dhe Dragashi, tha për Radio Kosovën, drejtori për Menaxhim me Pyjeve në Agjencinë e Pyjeve të Kosovës (APK), Faruk Bojaxhi.


Vetëm gjatë tremujorit të parë të këtij viti, për dëmtimin e masës drusore prej rreth 3.5 mijë metër kub dru, në vlerë mbi 400 mijë eurosh, autoritetet komunale dhe qendrore nga Agjencia Pyjore e Kosovës, i kanë shqiptuar gjithsejtë 1349 fletëparaqitje. Drejtori për Menaxhim me Pyje nga Agjencia Pyjore e Kosovës thotë se prerjet ilegale të pyjeve janë duke rënë falë vetëdijesimit të popullatës.

Zyrtarë të Agjencisë së Pyjeve të Kosovës thonë se mungesa e burimeve alternative të energjisë në Kosovë çon drejt keqpërdorimit të pyjeve, ku 80 për qind e lëndëve djegëse në vendin tonë kanë burim pyjet.

Bojaxhi thotë se APK-ja çdo vit harton plane afatgjate të menaxhimit dhe shfrytëzimit të pyjeve.

Ndryshe, Agjencia Pyjore e Kosovës vitin që lamë pas, ka pyllëzuar mbi 300 hektarë, ndërkaq për këtë vit ka paraparë që të pyllëzojë edhe mbi 400 hektarë pyje në gjithë territorin e vendit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)