03 Maj 2024

Blegtorët e Mitrovicës ndihmohen me makina mjelëse

Mitrovicë, 6 nëntor - Me qëllim të krijimit të kushteve më të  mira të blegtorëve, Drejtoria për Bujqësi dhe Zhvillim Rural e Komunës së Mitrovicës, ka realizuar një projekt për subvencionimin e tyre me  nga një makinë mjelëse.

Në këtë kuadër janë ndihmuar 23 blegtorë me makina të reja mjelëse.

Drejtori i Drejtorisë për Bujqësi dhe Zhvillim Rural, Bislim Imeri, tha se ndjehet shumë i kënaqur që me ndihmën e donatorëve rajoni i Mitrovicës ofron kushte më të mira për blegtorët.

Ai tha se ky projekt ka filluar në vitin 2010  dhe ka përfunduar me këtë projekt të fundit me të cilin janë shpërndarë 23 makina mjelëse, 7 prej të cilave i ka siguruar Drejtoria për Bujqësi dhe Zhvillim Rural, ndërsa 16 të tjerat janë dhuruar nga shoqata për paqe në Kosove “AFPK” nga provinca e Goricias së Italisë.

Drejtori Imeri, sqaroi se përfituesit e makinave mjelëse  janë shpërndarë sipas kritereve që ka caktuar Drejtoria për Bujqësi dhe Zhvillim Rural. “Secili përfitues duhet t’i ketë patur më shumë se 5 krerë lopë”.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)