28 Prill 2024

Bien çmimet e produkteve bujqësor në Shqipëri

Prishtinë, 27 korrik - Sezoni i prodhimit bujqësor në Shqipëri, që përkon në këtë periudhë dhe me pikun e tij, ka sjellë në tregjet bujqësore të vendit përgjysmim të çmimit të shitjes për këto produkte.

Ministria e Bujqësisë bën të ditur se çmimet e artikujve kryesorë ushqimorë në fund të kësaj jave në tregjet e vendit shënuan rënie kundrejt javës së shkuar. Rritja e prodhimit bujqësor vendas gjatë këtij sezoni, ka sjellë gradualisht uljen e çmimeve të këtyre produkteve në tregjet e vendit.

Sipas statistikave, çmimet e rreth 45 për qind të artikujve bujqësore, kryesisht të perimeve, si speca, domate, kastraveca etj., kanë vazhduar të ulen, përkatësisht në 50-40 lekë/kg, 40-30 lekë/kg, 50 lekë/kg.

Ndërsa me rritje të çmimit rezultojnë prodhimet që janë në fillim të sezonit dhe një pjesë e prodhimeve të importit, ku kryesojnë frutat me një rritje prej 3,2 leke/kg.

Po sipas të njëjtit burim, për produktet e tjera në grupin e ushqimeve mish, bulmet dhe ushqime të importit, si vaj, makarona, etj, gjatë kësaj jave është ruajtur i njëjti nivel çmimi sa një javë më parë. Këtë javë perimet u shitën më lirë në qytetet e Beratit,  Lushnjës dhe Fierit.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)