28 Prill 2024

Bien çmimet e Inputeve bujqsore për 2.5 për qind

Prishtinë, 18 shkurt - Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar  “Indeksin e Çmimeve të Inputeve në Bujqësi”  (TM4 – 2013).
Në  TM4 2013, Indeksi i Çmimeve të Inputeve  ka shënuar rënie për - 2.5 % për Input 1,  krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2012.

Kurse, Indeksi për Input 2 ka një ngritje për 4.2 %, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2012. Indeksi total i Inputeve Bujqësore (Input 1 +Input 2) ka rënë për - 2.0 % krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2012.

Publikimi përfshin të dhëna prej muajit tetor deri në dhjetor të vitit 2013 (TM4-2013).

Indeksi i Çmimeve të Inputeve në Bujqësi, është  bazuar në çmimet e inputeve bujqësore të grumbulluara në Kosovë. Ky grumbullimi i çmimeve është kryer në barnatoret bujqësore, barnatoret veterinare, në kompani , tregje dhe vende tjera ku çmimet e inputeve bujqësore janë në dispozicion. Disa nga çmimet e inputeve bujqësore janë marrë nga çmimet e konsumit (CPI) nga ASK.

Produktet bazë për Indeksin e Çmimeve të Inputeve janë të ndara në dy grupe kryesore: mallrat dhe shërbimet aktualisht të konsumuara në bujqësi (Input 1) dhe mallrat dhe shërbimet që kontribuojnë në investimet në bujqësi (Input 2).

Brenda grupit të mallrave dhe shërbimeve aktualisht të konsumuara në bujqësi, çmimet grumbullohen sipas grupeve në vijim: farërat dhe materialet mbëltuesë, energji; vajrat, plehrat dhe përmirësuesit e tokës, produktet për mbrojtjen e bimëve dhe pesticidet, shpenzimet për veterinari, lëndë për ushqimin e kafshëve, mirëmbajtja e materialeve, mirëmbajtja e ndërtesave, si dhe mallrat dhe shërbimet tjera.

Ndërsa sa i përket mallrave dhe shërbimeve që kontribuojnë në investimet bujqësore, çmimet grumbullohen për;  materiale (makineri dhe pajisje tjera), ndërtesat (të fermës, punët tjera përveç përmirësimit të tokës, ndërtesat tjera, struktura e tyre).
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)