07 Maj 2024

BE do të lansojë skemën e granteve për zhvillim rural

Prishtinë, 11 dhjetor - Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë do të lansojë fillimin zyrtar të Skemës së Granteve për zhvillim Rural e cila ka për qëllim përkrahjen e sektorit të bujqësisë dhe zhvillimin rural.

Në një konferencë të hapur, përfaqësuesit e Bashkimit Evropian do të shpalosin emrat e projekteve të përzgjedhura të cilat do të merren me përpunimin e produkteve të qumështit, mishit, drithërave, verërave, dhe përpunimin e pemëve dhe perimeve.

Programi i Granteve për Zhvillim Rural do të ndihmojë edhe në marketingun që do tu bëhet produkteve të lartpërmendura, në përmirësimin e cilësisë së higjienës, sigurimin e standardeve ushqimore dhe mbrojtjen e mjedisit në tri nën- sektorët e bujqësisë: qumështit, mishit dhe përpunimit të pemëve dhe perimeve.

Pas konferencës do të ketë një koktej në të cilin do të prezantohen produktet nga Shoqata e Grave Fermere si dhe nga përfitues të tjerë të Skemës së Grantiteve për Zhvillim Rural.

Që nga viti 1999 ,Bashkimi Evropian ka ndarë rreth 70 milion € për bujqësi dhe zhvillim rural në Kosovë dhe kjo Skemë e Granteve Rurale të BE-së është pjesë e një programi ekstensiv për përkrahjen e jetës së qëndrueshme në zona rurale.


Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)