03 Maj 2024

Azia është bërë tregu kryesor i produkteve të pylltarisë

Pekin, 21 shtator - Azia është bërë tregu kryesor i produkteve europiane dhe amerikane të pylltarisë, thotë një raport i përbashkët i Komisionit Ekonomik për Europën i OKB-së dhe FAO-s, duke theksuar se Kina është importuesi më i madh.

Raporti thekson se kriza ekonomike gjatë vitit 2011 ka shkaktuar vështirësi tek vendet anëtare të këtyre organizatave.

Sipas të dhënave të raportit, në vitin 2009, Kina është bërë vendi më i madh i importimit të produkteve të pylltarisë nga vendet anëtare të Komisionit Ekonomik për Europën dhe në vitin 2011, këto vende kanë shtuar me 28 për qind eksportin e lëndës drusore në Kinë, në krahasim me vitin 2010.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)