04 Maj 2024

AVUK asgjëson produkte me afat te skaduar

Prishtinë, 25 maj - Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AVUK) gjegjësisht inspektorati veterinar ka asgjësuar 4500 kilogram produkte të ndryshme ushqimore me origjinë shtazore.

Kjo sipas AVUK-it është bërë me kërkesën e biznesit i cili merret me import, ruajtjeje dhe shitje të produkteve ushqimore për kontroll të produkteve që u ka skaduar afati i përdorimit dhe disa produkteve te cilat nuk janë ruajtur në kushte adekuate.

Pas verifikimit të dokumentacionit dhe kontrollit të produkteve inspektoret e AVUK-it kanë vendosur qe këto produkte me afat të skaduar dhe të cilat nuk janë mbajtur ne kushte adekuate te ruajtjes është vendosur asgjësimi i tyre në mënyrë të kontrolluar për të ju shmangur mundësisë së daljes ne treg për shitje.

Inspektoret e AUV-së në çdo formë dyshimi apo mos plotësimi të kushteve të sigurisë se produktit marrin masa konform ligjit për ushqim dhe rregulloreve mbi sigurinë e ushqimit për të ruajtur shëndetin e përgjithshëm publik.

Pas inspektimeve te shpeshta dhe këshillave të inspektoreve të AUV-së është ngritur vetëdijesimi i operatoreve të biznesit që merren me ushqim duke njoftuar ne për të gjitha dyshimet qe vërejnë në produktet e tyre.

Kjo dëshmon se produkte qe po futën ne treg për konsum janë mirë të menaxhuara dhe dita ditës po ngritët siguria dhe cilësia e produkteve ushqimore.

Ky duhet të jetë shembull për të gjithë operatoret e bizneseve të ushqimit se duhet veprojnë njëjtë për të ruajtur shëndetin e qytetareve tanë.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)