07 Maj 2024

AUVK-u nuk ndalon importin por vetëm kontrollon kualitetin

Prishtinë, 26 shkurt - Kryetari i Odes Ekonomike të Kosovës Safet Gërxhaliu me rastin e vizitës në AUVK  ku u prit nga krye shefi Valdet Gjinovci me bashkëpunëtorë ka thënë se nuk i bëhet nder Kosovës në qoftë se thuhet eksportoni në Kosovë se atje askush nuk kontrollon dhe e tëra kjo dëmton imazhin e Kosovës dhe mbi të gjitha ngarkon aspektin psikologjikë të konsumatorit Kosovar dhe ngrit shqetësimin se çka jemi duke konsumuar.

"Në këtë drejtim jemi këtu në AUVK për të ofruar partneritetin tonë që do të thotë sfidat e kohëve të fundit që kanë të bëjnë me heqjen  nga tregu të disa llojeve të qumështit të zgjidhet në mënyrë sa më të shpejtë, jo në mënyrë selektive por me interesin e të gjithëve e në rend të parë të popullatës së Kosovës”, theksoi Gërxhaliu.

Gërxhaliu theksoi se një proces i tille i verifikimit nuk duhet të jetë selektiv por me gëzon fakti që këtyre analizave i  u janë nënshtruar edhe prodhuesit vendorë të këtyre produkteve dhe pothuajse të gjitha i  kanë  plotësuar kriteret e parapara që garantojnë cilësi dhe kualitet dhe siguri për konsumatorin vendorë.

Duke falenderuar Oden Ekonomike të  Kosovës dhe gatishmërinë e saj për dialog dhe partneritet konstruktiv Valdet Gjinovci theksoi se ne si autoriteti me i lartë për siguri ushqimore në Kosovë synim kryesor tonin kemi mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të qytetareve tanë.

"Bazuar mbi këtë mandat dhe obligim ligjorë që kemi por bazuar edhe në ligjet dhe rregulloret në fuqi në Republikën e Kosovës për çdo dyshim që paraqitet mbi sigurinë e produkteve jemi të obliguar që produktet ti heqim nga tregu deri sa ti vërtetojmë të gjitha dyshimet që paraqiten", theksiu Gjinofci.

Në këtë rast për të ju shmangur çfarëdo mundësie që këto produkte të vinë në kontakte të konsumatorit për përdorim Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë sipas tij ka dhënë urdhër që për të gjitha produktet që dalin pozitiv në bazë te rezultateve të analizave që kryhen në laboratori të hiqen nga tregu nëse gjenden në treg ose nëse janë të ndaluara nëper depo ato do të qëndrojnë aty deri në marrjen e super analizës e cila kryhet nga ndonjë laborator referent jashtë vendit i cili është i akredituar për të kryer analiza ne Aflatoksinë.

"Ne nuk kemi sulmuar askënd të gjitha shtetet, fabrikat prodhuese, importuesit janë duke u trajtuar njëjtë", ka pohuar ai.

Masës së kontrollit të detajuar sipas tij janë duke ju nënshtruar të gjitha vendet e rajonit që konsiderohen se janë prekur nga  thatësia që ka mbretëruar vitin e kaluar sepse ky është shkaku kryesorë për pranin e Aflatoksinës jemi duke i testuar edhe prodhimet vendore tona dhe të gjitha mostrat që dalin pozitiv produktet do të ndalohen.  

"Përveç kësaj ne kur kemi publikuar të dhënat që posedojmë askund nuk jemi referuar  vetëm me emra të prodhueseve apo shteteve prej nga vinë. Gjithmonë i kemi shënuar të gjitha të dhënat e produktit përfshi përqindjen e yndyrës llojin e paketimit, serinë e prodhimit dhe vendin e origjinës. Këto të dhëna të publikuara na bëjnë lehtë të vërtetueshëm, përveç kësaj heqim të gjitha dyshimet se ne kemi pretendime ndaj dikujt si prodhues".

Po tentojmë të themi se seritë e caktuara nga prodhues të caktuar kanë dalë pozitiv në aflatoksinë në analizat që ne kemi bërë. Deri me tani nuk kemi dhëne urdhër për ndalim importi për asnjë vend apo prodhues të caktuar vetëm se të gjitha ngarkesat që hyjnë në Kosovë duhet ti nënshtrohen kontrollit të detajuar dmth do të mostrohen dhe analizohen, theksoi ai.

Ndër të parat që ju nënshtrua një analize të tillë është edhe Vita nga Istogu dhe prodhues të tjerë që vërtet e motivojnë konsumatorin vendor për të përdorur produktet vendore. Duhet të kuptohet qartë për të  gjithë se analizat e bëra nga AUVK-u nuk nënkuptojnë ndalim të importit por vetëm kontroll te kualitetit.

Në të  kaluarën hapa të tillë nga ky Agjension kanë  reflektuar me efekte pozitivë se vetëm në rastin e mistritë të importuar nga vendet e ndryshme falë  këtyre masave kualiteti importit është ngritur 50% - 80%.  

Gjinovci theksoi se me të gjitha rregullat ndërkombëtare autoritete e shteteve janë të obliguara dhe kanë  mandat ligjor që të ruajnë shëndetin e qytetareve të tyre por edhe autoritetet e shteteve të vendeve eksportuese vetë prodhuesit dhe tregtaret nuk guxojnë ne asnjë moment të tregtojnë produkte  të  dyshimta. Këto janë përgjigjeje jo për prodhues apo vend të caktuar por për të gjithë qe prodhojnë apo tregtojnë ushqime në  Kosovë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)