29 Prill 2024

Asgjësohen hurma të mykura

Mitrovicë, 23 korrik - Drejtoria e Inspeksionit në Komunën e Mitrovicës ka asgjësuar një sasi të prodhimit të hurmave, të cilat nuk i plotësojnë kushtet për konsum.

Asgjësimi i tyre është bërë në pika të ndryshme të shitjes në një aksion që është duke vazhduar në Mitrovicë.

Drejtori i Inspeksionit, Lulzim Zeqiri, tha se me 9 korrik i kanë marrë mostrat e hurmave që janë me origjinë nga Irani dhe janë dërguar në Agjecionin e Veterinës, prej ku më 19 korrik i kanë marrë rezultatet sipas të cilave ai produkt nuk i plotëson kushtet për konsum.

“Ne kemi nisur para tre ditësh një aksion dhe do të vazhdojmë deri në konfiskimin e gjithë këtij produkti”, tha ai.

Zeqiri tregoi se deri me tani janë asgjësuar një sasi hurmash  më vlerë prej rreth 2 mijë eurosh në deponinë  e mbeturinave në Koshtovë.  “Hurmat kanë pasur afat të përdorimit, mirëpo nuk janë ruajtur në vend adekuat, prandaj edhe janë prishur”.

Ai këshillon qytetarët që të jenë të kujdesshëm, meqë në pika të ndryshme të shitjes ende mund të ketë prodhime të tilla të hurmave.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)