02 Maj 2024

Aplikimi i normës së sheshtë, formalizon fermerët

Prishtinë, 10 shtator - Ministri i Financave Besim Beqaj ka informuar sot përfaqësuesit e biznesit dhe shoqatave të prodhuesve dhe përpunuesve të produkteve bujqësore dhe ushqimore lidhur me vendimin mbi aplikimin e normës së sheshtë në këto produkte. 

Me këtë rast ai vlerësoi se këto masa i ndihmojnë  zhvillimit të mëtejmë të sektorit të bujqësisë si dhe formalizimi i këtij sektori përmes rritjes së deklarimeve të nivelit të prodhimtarisë bujqësore.

Ministri Beqaj theksoi se ky vendim do të ketë efekte  pozitive në punësim dhe vetëpunësim, nxitja e përpunueseve drejt shfrytëzimit të lëndës së parë vendore, si dhe zëvendësimi i një mase të madhe të produkteve të importuara me ato vendore si dhe përmirësimi i bilancit tregtar.

“Është një moment shumë i rëndësishëm për mua si Ministër dhe për Qeverinë e Republikës së Kosovës, sepse jemi duke marrë hapa drejtë lehtësimit të bërjes biznes në Kosovë dhe aktiviteteve konkrete të cilat do ta rrisin konkrrueshmërinë e produkteve në Republikën e Kosovës, dhe do ta rrisin shfrytëzimin e lëndës së parë në proceset e prodhimit “, tha ministri  Beqaj në hapje të takimit me  përfaqësuesit e komunitetit të biznesit dhe shoqatave të prodhuesve dhe përpunuesve të produkteve bujqësore dhe ushqimore.

“E dini që kjo çështje është diskutuar shumë gjatë dhe është analizuar me kujdesin maksimal, e kemi harmonizuar me përfqësuesit e biznesve në Kosovë edhe me institucionet ndërkombëtare. Duhet të them se kemi pas komunikim edhe me Fondin Monetar Ndërkombëtar, dhe kemi ardhur në një moment jashtëzakonisht të rëndësishëm dhe ai është që ne ta shpalosim para jush sot normën e sheshtë për prodhuesit bujqësor dhe prodhimin primar  bujqësor në Republikën e Kosovës”, tha ministri i Financave.

Ministri Beqaj, duke folur për zhvillimet kryesore ekonomike dhe fiskale theksoi se ekonomia e Kosovës vazhdon të shënojë rritje pozitive, përkundër krizës në Eurozonë.

“Kjo rritje, e përkrahur nga stabiliteti financiar dhe fiskal si dhe përmirësimeve në pozicionin tregtar të mallrave dhe shërbimeve, ndërsa ka mbajtur borxhin publik në nivel të ulët. Rritje e vlerësuar prej 3.7 % për vitin 2013, rritje që pritet të mbështet kryesisht nga rritja e investimeve private dhe eksportit të mallrave dhe shërbimeve”

I pari i Ministrisë së Financave shtoi se  Qeveria e Republikës së Kosovës ka aplikuar politika të favorshme fiskale, sistem të thjeshtë tatimor me norma të ulëta, dhe theksoi se së shpejti   pritet miratimi i projektligjit për lirime doganore, ku do të zgjerohet lista e mallrave të liruara nga tarifa doganore, për disa lëndë të para, makineri, përfshirë edhe pajisjet  teknologjike dhe listën e barnave esenciale.

Ai gjithashtu shtoi se  Administrata Tatimore e Kosovës dhe Doganat e Kosovës  poashtu kanë avancuar në sistemet e tyre të TI-së dhe përgjithësisht në realizimin e strategjive të tyre zhvillimore.

Ministri Beqaj, shtoi se lista e produkteve për të cilat zbatohet skema e kompensimit janë produktet primare të përgjithshme bujqësore, bimët zbukuruese, aromatike,dhe mjekuese (të natyrës dhe të serave), prodhimi i kërpudhave dhe frutave të malit, prodhimi i fidaneve (kultivimin e pemëve dhe perimeve të reja për shitje) dhe farërave, si dhe qumështi dhe nënproduktet e qumështit.

Ministri Beqaj foli edhe lidhur me situatën e krijuar në marrëdhëniet në mes të Kosovës dhe Maqedonisë dhe me këtë rast theksoi se Kosova nuk është e interesuar për bllokada por nuk do të lejon në asnjë rrethanë që qytetari dhe produkti jonë të nënçmohet nga cilido vend të jetë.

“ Sot, kur po flasim kufiri është i mbyllur nga ana e tyre dhe ne ju kemi thënë edhe në takim që ishim bashkë me zëvendëskryeministren Mimoza Kusari- Lilia dhe me Ministrin e Ekonomisë  z. Saraqini, se ne jemi të gatshëm, ne dëshirojmë fqinjësi të mirë , dëshirojmë bashkëpunim të mirë fqinjësor me të gjitha vendet, por gjithsesi do ta ruajmë identitetin shtetërorë, do ta ruajmë interesin e qytetarit të Republikës së Kosovës dhe do ta ruajmë në masën më të madhe interesin e ekonomisë së Kosovës.

Mirëpo, ne nuk do të lejojmë asnjë produkt nga Maqedonia të hyn në Kosove deri sa ata t’i heqin të gjitha masat që i kanë vënë pa të drejtë për produktet dhe qytetarët e Republikës së Kosovës.

Ne  shpresojmë që kjo çështje shumë shpejtë do të zgjidhet dhe ne ju kërkojmë falje të gjitha atyre bizneseve që me masa të tilla për një kohë ju ka dëmtua interesi i tyre, por kërkojmë mirëkuptimin e tyre dhe unë i falënderojë edhe organizatat e biznesit siç është Oda Ekonomike dhe Aleanca Kosovare e Biznesit, të cilët me të vërtetë kanë dalë në mënyrë shumë zëshëm dhe kanë përkrahë një vendim të tillë. Po them që ne nuk jemi të interesuar për bllokada, por nuk do të lejojmë në asnjë rrethanë që qytetari dhe produkti jonë të nënçmohet nga cilido vend të jetë”.

          
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)