28 Prill 2024

Angazhohen 1600 punëtorë për sanimin e dëmeve në pyje

Prishtinë, 13 tetor - Rreth 1600 persona do të punësohen në sektorin e pylltarisë, të cilët për një muaj do të angazhohen në sanimin e dëmeve që kanë shkaktuar zjarret, në damkimin e masës drusore që është dëmtuar dhe në aktivitete të tjera silvikulturore në pyje.

Për këtë qëllim, Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural ka nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale, e cila do t’i rekrutojë punëtorët përmes zyreve komunale për punësim.

Agjencioni Pyjor i Kosovës, i cili funksionon në kuadër të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, për t’u përkujdesur për mbarëvajtjen e programit për sanimin e gjendjes në pyje, do të caktojë mbikëqyrës dhe teknikë të pylltarisë nëpër secilin vendpunim. “Rekrutimi dhe selektimi i të punësuarve do të bëhet nga vendbanimet, të cilat janë afër sipërfaqeve ku do të realizohen projektet, në mënyrë që të mos ketë nevojë për transportimin e punëtorëve.

Mirëpo ne si ministri do të kërkojmë nga komunat që të bëjnë edhe sigurimin e transportit aty ka nevojë, sepse rekrutimi po bëhet përmes zyrave komunale të punësimit”, tha zëdhënësi i Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Adil Behramaj. Për realizimin e këtij projekti, sipas tij, Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale ka ndarë rreth 400 mijë euro, ndërsa punëtorët është paraparë të angazhohen nga dita e hënë, 15 tetori deri më 15 nëntor.

Gjatë këtij viti, sipas të dhënave preliminare, rreth 130 raste të zjarreve kanë përfshirë 3,487.74 hektarë të tokës pyjore, prej të cilave 2,907.34 hektarë kanë qenë në pronësi publike, ndërsa 580.40 hektarë në pronësi private. Rajoni më i përfshirë nga zjarret ka qenë Prizreni me 1140.74 hektarë pyje mjaft kualitative, pastaj rajoni i Pejës me 985 hektarë, ku janë përfshirë pyjet halore të Deçanit, si dhe rajoni i Gjilanit me 625 hektarë pyje, etj.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)