28 Prill 2024

Ambasadorja turke rithekson mbështetjen për bujqësinë kosovare

Prishtinë, 14 janar  – Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi ka pritur sot në takim Ambasadoren e Turqisë në Kosovë, Songul Izan, me të cilën ka biseduar për zhvillimet e deritanishme në sektorin e bujqësisë dhe prioritetet e kësaj ministrie në vitet e ardhshme.

Ministri Krasniqi, ka theksuar se zhvillimi i mëtejmë i sektorit të bujqësisë, do të ndikojë edhe në zhvillimin e ekonomik të vendit dhe më këtë rast ai e njoftoi ambasadoren se edhe buxheti për bujqësinë tashmë është dyfishuar dhe se kjo do të ju mundësojë që të përkrahin nën-sektorë dhe kultura të ndryshme bujqësore.

Ministri me këtë rast ka falënderuar ambasadoren Ozan për mbështetjen që Turqia i ka dhënë në vazhdimësi Kosovës, e veçanërisht në fushën e bujqësisë, duke shprehur gatishmërinë e tij për të thelluar edhe më tej partneritetin mes MBPZHR-së dhe ambasadës së Turqisë në Kosovë, me qëllim të fuqizimit të mëtejmë të sektorit të bujqësisë.

Nga ana e saj, Ambasadorja Ozan, ka uruar ministrin Krasniqi për detyrën e re dhe ka rikonfirmuar gatishmërinë e shtetit të saj për të ndihmuar edhe më tej zhvillimin bujqësor të vendit.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)