28 Prill 2024

Aliu: Privatizimi ja mori tokën Bujqve

Prishtinë, 3 tetor - Deputeti i lëvizjes Vetvendosje, Liburn Aliu, në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës hodhi kritika të ashpra ndaj qeverisë, lidhur me procesin e privatizimit të ndërmarrjeve në vend.

“Janë jo të paktë ata që përfituan në Kosovë nga toka bujqësore, përpos bujqve. Kanë pasur mundësinë të përfitojnë tregtarët, ndërtimtarët, politikanët, por jo bujqit. Ke mundur të bëhesh i pasur shpejtë me pak shkathtësi. Dhe diç e tillë është shfrytëzuar. Në emër të zhvillimit ekonomik duke u thirrur në parime të larta”, deklaroi Aliu

Ai tha se, privatizimi dëmtoi rëndë bujqit kosovarë dhe për pasojë tokat mbeten djerrina.

“Për pasojë deri më tash toka në masë të madhe mbetet djerrë, bujqit që do ta punonin atë mund të mbesin vetëm vëzhgues në shitjet e stërshitjet e saj, mund të bëjnë krahasime se cilës tokë i është ndërruar destinimi më shumë apo në cilën tokë është ndërtuar objekti më i madh. Por të flitet se cila kulture bujqësore është mbjellë diku dhe çfarë rendimenti ka dhe të krahasohet kjo me periudhën para privatizimit kur ndërmarrjet ishin aktive, kjo gjë nuk mund të ndodhë këtu”, theksoi Ali.

Sipas tij, privatizimi është shikuar përmes prizmit të tregut dhe kjo mund të jetë keqkuptim i ekonomisë së tregut rrjedhimisht toka bujqësore nuk i është nënshtruar punimit për prodhim por i është nënshtruar tregut duke u shndërruar në plaçkë shitjeje e stërshitjeje.

“Deri më tani janë privatizuar rreth 111 ndërmarrje bujqësore, me rreth 25400 ha, nga të cilat një numër i vogël janë aktive. Dhe disa nga këto aktivet, kanë filluar të jenë aktive tek dy vitet e fundit. Rreth ¼ -tës nga ndërmarrjet e privatizuara, i është ndërruar destinimi. Në tërë këtë proces, pati edhe raste të privatizimit që rezultuan me prodhim, por kjo në përqindje të vogël dhe falë nismave dhe këmbënguljes nga fermerët edhe përkundër rrethanave të pafavorshme”, shtoi deputeti Aliu

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)