04 Maj 2024

13 ndërmarrës të rinj përfitojnë 122.950 dollarë grante investive

Prishtinë, 30 maj - Agrobiznesit në Kosovë ju shtuan edhe 13 ndërmarrës të rinj, të cilët me idetë e tyre për të bërë biznes në sektorin e hortikulturës arritën të përfitojnë grante investive nga Programi i USAID-it për Ndërmarrësit e Rinj dhe nga projekti për Promovimin e Hortikulturës në Kosovë (PHK) për të realizuar idetë tyre në praktikë.

Përderisa të rinjve tanë nuk ju mungojnë idetë dhe kreativiteti, atëherë gjasat janë shumë më të mëdha për të pasur sukses, tha ministri Stavileci, sipas të cilit, idetë janë fillimi i çdo suksesi në jetë.

“Vlera e ideve qëndron në përdorimin e tyre dhe njëra prej pengesave me të mëdha, me të cilat ballafaqohet secili person përderisa synon ta realizojë idenë e tij është padyshim financimi dhe materializimi i idesë, por sot fatmirësisht ekzistojnë edhe shumë programe që mund të ndihmojnë në realizimin e ideve, kur këto janë të mira dhe shembulli më i mirë i kësaj është edhe projekti i përbashkët i USAID-it dhe Helvetas Swiss Intercooperation për përkrahjen e ideve të ndërmarrësve të rinj nga shkollat profesionale të bujqësisë, për të bërë biznes në sektorin e hortikulturës”, tha ministri Stavileci.

Ndërsa, Maureen Shauket, drejtoreshë e misionit të USAID-it në Kosovë tha se duhet t’ju ofrohen mundësi të rinjëve për t’u bërë partnerë me të gjithë ne që synojmë ta zhvillojmë ekonominë e Kosovës.

“Janë 19 të rinj të cilët e kanë kryer programin intensiv të USAID-it dhe sot po ua shpërndajmë 13 grante investive të cilat do t’ju ndihmojnë për nisjen e bizneseve bujqësore në Kosovë. Procesi i përzgjedhjes ka qenë shumë konkurrues dhe shpresojmë se këta 13 përfitues të granteve të cilët janë trajnuar kanë marrë edhe aftësi shtesë, sepse sikurse procesi i granteve që ishte konkurues, edhe operimi i biznesit është mjaft konkurrues”, përfundoi Shauket.

I këtij mendimi ishte edhe Nils Roseman nga zyra zvicerane për bashkëpunim, i cili tha se bashkë me USAID-in dhe MBPZHR-në i kanë zgjedhur shkollat profesionale të bujqësisë, sepse investimi më i mirë për zhvillimin e sektorit është investimi tek të rinjtë e përgatitur për tregun e punës.


Në anën tjetër, njëra prej përfituesve të këtyre granteve, Miranda Rugova, tha se me pjesëmarrjen e saj në këtë program, ka përfituar njohuri dhe përvojë, e cila do t’i shërbejë në të ardhmen për ta rritur biznesin e saj të ri.

“Si çdo i ri që ka një ide dhe një qëllim dhe tenton ta realizojë atë, ashtu edhe unë kisha një ide, që pa ndihmën e donatorëve vështirë se do të realizohej. Ne gjatë kësaj faze kemi mësuar shumë gjëra që kanë të bëjnë me biznesin. Kemi kuptuar që jo vetëm paraja është primare për të realizuar një biznes, sepse kjo ka vlerën zero nëse ideja nuk është e mirë dhe nëse tregu nuk është i hulumtuar”, tha Rugova.

Të rinjtë që kanë përfituar nga ky bashkëpunim i USAID YEP me projektin për Promovimin e Hortikulturës në Kosovë (PHK) janë nxënës që kanë përfunduar shkollat profesionale bujqësore dhe ky program trevjeçar ju ofron përkrahje edhe të rinjve që kanë nevojë për zhvillimin e bizneseve të tyre ekzistuese në hulumtimin e mundësive për biznes, në marketingun, kontabilitetin dhe në menaxhmentin bazë.
Vlera e përgjithshme e granteve investive që kanë përfituar 13 të rinjtë arrin në 122.950 dollarë.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)