15 Maj 2024

Zhduken 1.5 milion euro për nxënësit e Malishevës

Prishtinë, 21 korrik - Maturantët dhe profesorët e gjimnazit të Malishevës, të cilët kanë mbetur invalid pas aksidentit të Fushë-Arrzës, në Shqipëri, në vitin 2004, ende nuk janë kompensuar financiarisht. 1 milion e 500 mijë euro, është shuma e cila u është vjedhur, e dedikuar për nxënësit që pësuan në këtë aksident.

Sipas një burimi të gazetës, i afërt me Bankën Qendrore të Kosovës, Byroja Shqiptare e Sigurimeve, në fillim pas aksidentit kishte ndarë 1 milion e 500 mijë euro, për të kompensuar të lënduarit dhe invalidët.

Një gjë e tillë ishte konfirmuar jo zyrtarisht nga ana e Byrosë Shqiptare, se kjo shumë është ndarë dhe së shpejti do t’i ndahet të lënduarve të këtij rasti.

Por sipas të njëjtit burim, në mënyrë misterioze 1 milion e 500 mijë euro, ishin zhdukur duke mos u dhënë përgjigje nga ana e Bankës Qendrore të Shqipërisë, Byrosë së Sigurimeve dhe Bankës Qendrore të Kosovës. /Tribuna/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)