02 Dhjetor 2023

Arsimi në Kosovë në kaos

Shkruar nga Besim Xani

Shoqëria e Kosovës është në kaos pasi që siq po shihet problemi numër një i këtij kaosi është mungesa e arsimimit serioz shtetëror në të gjitha hallkat e tij që nga Çerdhet e deri në Universitet.

Diku në një libër filozofi Komfuqi thotë: “Njerëzit antik kanë studiuar për ta përsosur vetvetën, kurse njerëzit modern për t'ju pëlqyer të tjerëve”.

Fatkeqësisht kjo e dyta sikur ka të bëjë me ne në Kosovë, ngase deri në këtë kohë është bërë trend që një i ri ta ketë një diplomë pavarësisht se a dinë diçka apo jo.

Këtë ua ka mundësuar shteti me hapjen e kolegjeve private si dhe disa universiteteve publike nëpër çdo qytet të Kosovës me gabime fatale për shoqërinë e Kosovës.

Kësaj krize do t'i shpëtonim sikurse në Kosovë të funksiononte vetëm Universiteti i Prishtinës.

Kjo tingëllon e frikshme “komuniste”, por, do të kishim një shoqëri më profesioniste të të gjitha fushave ngase kohë më parë për të ardhur deri tek një diplomë do të duhej 4 vite mbyllje në bibliotekë duke punuar edhe duke studiuar.

Në shkollat fillore dhe shkollat e mesme dikur është humbur viti nëse nxënësi nuk ka mundur t'i kaloj lëndët e klasës kurse tash ndodh por ndodh shumë rrallë në tërë Republikën e Kosovës në të gjitha shkollat fillore dhe të mesme pa perjashtime.

Shikojeni në çfarë gjendje është ardhur Kosova dikur Universiteti i Prishtinës numëronte rreth 30,000 studentë kurse tash i tëri është diku vetëm 6,000!

Është rrezik që në një të ardhme të afërt të mbyllet krejt edhe ata pak studenta tjerë nuk shkojnë në Universitetin e Prishtinës për të studiuar por shkojnë nëpër kolegje private vetëm për të marrë një diplomë me 0 dituri sepse aty ku paguhet universiteti nuk ka kriter vlerësimi.

Dikur në Universitetin e Prishtinës shumë studentë i kanë ndërprerë studimet vetëm për shkak të një lënde që s'ka mundur të kalojë provimin.

Këtë vlerë e ka pasur Universiteti i Prishtinës. Ne jemi mësuar vetëm të mburremi, por, duhet të bëhemi auto kritik në mënyrë që të ecim përpara si kombet e tjera.

Ismail Kadare thotë: “Se neve bota na akuzon se jemi komb që nuk e duam dritën e qytetërimin”.

Me keqardhje duhet të konstatohet se sikur në këtë akuzë ka diçka të vërtetë ndryshe nuk ka shpjegim ku mbi 20,000 studentë vërshojnë në universitete private ku aty nuk ke nevojë të studiosh të formohesh dhe ta zotërosh një profesion, por vetëm të marresh një diplomë.

Ndërkaq në universitetin shtetëror ku edhe merr formim, por njëkohësisht edhe profesion shkojnë vetëm 6,000 studentë.

Është koha e fundit pra që ta reformojmë arsimin. Reformimi nënkupton cilësi, e cilësi nënkupton shpjegim dhe vlerësim serioz i nxënësve dhe studentëve, por kjo nuk arritet nëse mësuesit, arsimtarët, profesorët si dhe ata universitar të kenë pagë të dinjitetshme t'i përkushtohen vetëm punës së tyre pa frikë për ekzistencë, atëherë shteti duhet të kërkojë llogari nga çdo mësimdhënës.

Vetëm kështu shoqëria e Kosovës do të bëhet shoqëri evropiane, qytetare, përgjegjëse, përndryshe nëse vazhdon kështu do të bëhemi një shtet me një shoqëri analfabete ku sdo të kemi kuader as për vetë shtetin tonë.

Kurrë nuk është vonë të fillojmë menjëherë rilindjen e Kosovës me arsim serioz, shtetëror në të gjitha hallkat e tij nga qerdhet deri te Universiteti i Prishtinës!.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)