03 Maj 2024

Zgjedhjet nuk e shtyjnë provimin pranues në UP

Prishtinë, 13 maj - Mbajtja e zgjedhjeve më 8 qershor, bëri që testi i Maturës të shtyhet për një javë. Por zgjedhjet nuk do të ndikojnë edhe në shtyrjen e afatit të provimit pranues në Universitetin e Prishtinës.

Zyrtari për informim në rektorat, Ardian Gola, ka konfirmuar për gazetën Tribuna se shtyrja për një javë e testit të Maturës nuk e afekton dinamikën e punës për pranimin e studentëve të rinj në Universitetin e Prishtinës.

Pavarësisht se në rektorat thonë se nuk pritet shtyrja e afatit të provimit pranues, deri më tani ende nuk është caktuar afati se kur do të mbahet provimi pranues në UP.

Nga ana tjetër, shtyrja për një javë e mbajtjes së testit të Maturës ia ka komplikuar punën Komisionit Shtetëror të Maturës.

Ky komisioni kishte paraparë që me 7 dhe 21 qershor të mbahet testi i Maturës për rreth 43 mijë maturantë.

Por mbajtja e zgjedhjeve më 8 qershor ka shtyrë këtë komision që ta shtyjë mbajtjen e testit, shtyrje e cila i ka ndryshuar rregullat e organizimit të këtij testi.

/Tribuna/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)