04 Maj 2024

Zgjatet afati për aplikim në Universitetin Veror Ndërkombëtar të Prishtinës

Prishtinë, 13 maj -  Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” e ka hapur aplikimin për pjesëmarrjen e studentëve në edicionin XIV të Universitetit Veror Ndërkombëtar të Prishtinës (UVNP). UVNP-ja do të organizohet në kampusin e UP-së prej datës 7 korrik deri më 18 korrik 2014 dhe ofron 19 kurse nga fusha të ndryshme të studimit.

UVNUP-ja është e hapur për të gjithë studentët e universiteteve publike dhe private, respektivisht të instituteve shkencore të të gjitha vendeve të botës.

Në këtë edicion veror është paraparë të pranohen rreth 350 studentë, prej të cilëve parashihen të jenë rreth 150 ndërkombëtarë, ndër ta një numër i konsiderueshëm nga Evropa Juglindore, si dhe nga vendet e rajonit: Shqipëria, Maqedonia, Bosnjë dhe Hercegovina, Bullgaria, Serbia, Mali i Zi, Moldavia dhe Rumania.

Pjesa tjetër e studentëve pjesëmarrës janë nga Universiteti i Prishtinës, përfshirë edhe studentët nga institucionet e tjera të arsimit të lartë në Republikën e Kosovës.

Afati për aplikim zgjat deri më 31 maj 2014.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)