15 Maj 2024

VV shqetësohet për mos akreditimin e Departamentit të Matematikës

Prishtinë, 16 korrik - Lëvizja Vetëvendosje! shpreh shqetësimin e vet për mosshpalljen e konkursit për pranimin e studentëve të rinj në Drejtimin e Matematikës, Departamenti i Matematikës në Fakultetin e Shkencave Matematike-Natyrore të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” si rezultat i mosakreditimit të këtij programi studimi nga ana e Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA).  

VV thekson se duke e ditur realitetin në Kosovë, një vendim i tillë i AKA-së na lë të kuptojmë se kjo agjenci nuk po e kryen punën e vet me profesionalizëm dhe po përdorë standarde të dyfishta me rastin e vlerësimit të programeve të ndryshme të studimit.

\"Të gjithë jemi dëshmitarë që AKA ka akredituar shumë programe studimi të Institucioneve të Arsimit të Lartë publike e private, të cilat nuk kanë as për së afërmi personel të mjaftueshëm akademik dhe të cilat nuk i plotësojnë edhe shumë kushte të tjera, ndërsa ka lënë pa akredituar Drejtimin e Matematikës në FSHMN, i cili është një ndër drejtimet me traditën më të gjatë në Kosovë, i cili ka numër shumë të madh të personelit akademik me titujt e duhur shkencorë e akademikë, të cilët janë të dëshmuar edhe në rrafshin ndërkombëtar.\"


\"Për më tepër, kuadrot që nxjerrë ky drejtim i matematikës janë më se të domosdoshme për tregun e punës, përkatësisht për gjithë arsimin parauniversitar në Kosovë, meqë gjithandej nëpër Kosovë ka mungesë të theksuar të mësimdhënësve të matematikës në shkollat e mesme të ulëta e të larta, të cilët përgatiten pikërisht nga ky departament\", vlerëson VV.

VV i bën thirrje Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT), Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA) dhe Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” që të ndërmarrin të gjitha hapat e nevojshëm, në mënyrë që ky drejtim me rëndësi vitale për arsimin në Kosovë të akreditohet dhe të shpallet konkursi për pranimin e studentëve të rinj.

Arsyetimi nga agjencia se ka pasur vonesa në plotësimin e aplikimit për akreditim është gati qesharak kur bëhet fjalë për një drejtim me kaq rëndësi.

Me këtë rast, Lëvizja Vetëvendosje! e përkrahë reagimin e Departamentit të Matematikës të dhe ju bën thirrje palëve të përfshira në këtë çështje që inatet personale e kalkulimet partiake t’i lënë anash kur flitet e vendoset për fatin e arsimit në Kosovë.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)