05 Maj 2024

Vinca: Anëtarët e ASHAK-ut, shumica janë shurdhmemec e të tredhur

Prishtinë, 27 janar - Profesori dhe letrari Agim Vinca, ka dhënë disa vlerësime në lidhje me Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Kosovës, ku thotë se pjesa dërrmuese e anëtarëve të ASHAK-ut kanë vepër të përfillshme shkencore ose edhe letrare e artistike.

Në një intervistë për “Epokën e re” profesor Vinca ka thënë se shumica syresh janë intelektualisht të tredhur, të shurdhër e memecë (jo rastësisht organet serbe në ndërtesën e vjetër të ASHAK-ut vendosën Shoqatën e Shurdhmemecëve!), pa dije e guxim intelektual dhe pa kredibilitet moral.


“Në ASHAK mbizotërojnë njerëzit që në periudhën e autonomisë kanë qenë jo vetëm anëtarë të devotshëm të Lidhjes së Komunistëve, por edhe plotësisht luajalë ndaj sistemit jugosllav; njerëz që shënonin me konferenca shkencore e botime të posaçme përvjetorët e ‘shokut Tito’, kurse pas vitit 1990 u shndërruan në anëtarë jo vetëm të devotshëm, por edhe fanatikë të Lidhjes Demokratike të Kosovës”, ka thënë Vinca
.

Vinca, kur është pyetur se cilat janë arsyet që ai ende nuk është pranuar në Akademinë e Shkencave dhe Arteve, ai ka thënë se janë: xhelozia, frika nga qëndrimi i drejtpërdrejtë e jokonformist, në të vërtetë nga integriteti moral e intelektual, por edhe “mëkatet” e natyrës politike, intelektuale dhe shkencore në përgjithësi, arsyet qe ai ende s’është pjesë e akademisë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)