04 Maj 2024

Vihet gurthemeli i Fakultetit të Bujqësisë dhe Veterinarisë

Prishtinë, 26 korrik - Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Ramë Buja,  së bashku me rektorin e Universitetit  “Hasan Prishtina”, Ibrahim Gashi, dhe kryetarin e komunës së Prishtinës, Isa Mustafa, kanë vënë gurthemelin e ndërtesës së re të Fakultetit të Bujqësisë dhe Veterinarisë në Prishtinë.

Me këtë rast, ministri Buja, ndër tjera, tha se krahas ngritjes së cilësisë mësimore, studimore dhe  hulumtuese  ne po bëjmë edhe hapa tjerë  infrastrukturore më të avancuar të fakulteteve të Universitetit të Prishtinës dhe universiteteve tjera  dhe sot ky gurthemel flet për angazhimin konkret të Qeverisë, ministrisë e të  komunës së Prishtinës, që të bëjmë atë më të mirën e kësaj sfere.

Ministri Buja duke folur për rëndësinë e ndërtimit të këtij objekti dhe perspektivën e bujqësisë në Kosovë, tha se “perspektiva është bujqësia dhe veterinaria,  për faktin e gjithë mundësive dhe kapaciteteve që ka Kosova për të realizuar  këtë gjë. 

Kapacitete intelektuale, pedagogjike i kemi dhe këtë e kemi dëshmuar  edhe  në arenën  kombëtare  e ndërkombëtare“, tha në fund ministri Buja.

Të pranishmit i përshëndeti edhe  rektori i universitetit “Hasan Prishtina“, Ibrahim Gashi, si dhe kryetari i komunës së Prishtinës, z.Isa Mustafa.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)