30 Prill 2024

USPE fiton zgjedhjet studentore në UP

Prishtinë, 30 maj - Dje janë mbajtur zgjedhjet studentore për Parlament Studentor dhe Këshille Studentore të Universitetit të Prishtinës. Unioni i Studentëve Pro Europian ka fituar duke dalë e para me 2619 vota.

Sipas rezultateve preliminare, Unioni i Studentëve Pro Europian ka fituar në zgjedhjet studentore të UP-së, ku dhe mbrëmë ata kanë shpallur fitoren. Nga 15 organizata kandiduese, vetëm 8 kanë arritur ta kalojnë pragun, gjersa USPE ka dalë e para për 201 vota para të dytës,

USPE falenderon të gjithë studentët që i kanë përkrahur dhe i uron ata për fitoren e madhe, që kanë qenë gjithmonë pranë dhe kanë qenë gjeneratorë të kësaj fitoreje të madhe.

\"Në këto zgjedhje fituan studentët, fitoi Universiteti i Prishtinës\" tha Mejdi Sadiku, sekretar i përgjithshëm i USPE-së.

Më tej ai shtoi: \"Duke qenë gjithmonë afër studentëve, arritëm të korrim këtë sukses. Asnjëherë nuk jemi ndalur dhe as nuk kemi ndërmend të ndalemi në mbrojtje të të drejtave dhe interesave të studentëve, fakt që tregon që gjithnjë e më shumë po rritemi dhe po fitojmë më shumë përkrahje nga studentët\".

\"Gjatë 2 viteve të ardhdhëm që do të jemi në parlament studentor, do të përpiqemi që maksimalisht ta realizojmë planprogramin të cilin studentët e kanë vlerësuar si më të mirin\", përfundoi Sadiku.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)