02 Maj 2024

USAID jep 50 bursa për studime në SHBA

Prishtinë, 16 janar - Rektori i Universiteti i Prishtinës ‘’Hasan Prishtina’’, Ibrahim Gashi, priti në një takim përfaqësues të Misionit të USAID-it në Kosovë, Cecilia Sun dhe Scott S.Cameron.

Në këtë takim rektori Gashi dhe përfaqësuesit e USAID-it biseduan për bashkëpunimin e UP-së dhe USAID-it në organizimin e ditëve informuese të komunitetit studentor për studime master në SHBA, komponent kjo e programit të përbashkët të financuar nga Qeveria Amerikane dhe Qeveria e Kosovës.

Ky program përfshin dhënien e 50 bursave për këtë vit për studime të nivelit master në SHBA, ndërsa deri në fund të 2019 për Kosovën do të ofrohen rreth 160 bursa të tilla, nga fushat e sundimit të ligjit, shkencave inxhinjerike, administratës publike, bujqësisë, menaxhimit të ndërmarrjeve, financave, ekonomisë, sistemeve informatike, edukimit, studimeve gjinore dhe studimeve ndërdisiplinore

Rektori Gashi falënderoi Qeverinë dhe popullin e Amerikës që përmes USAID-it vazhdon të japë një kontribut të jashtëzakonshëm për zhvillimin e arsimit të lartë, dhe premtori se UP do të mbështesë USAID-in në realizimin e sesioneve informuese nëpër njësitë akademike dhe përmes uebfaqës së universitetit.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)