29 Prill 2024

USAID-i shënon Ditën Ndërkombëtare të Shkrim-Leximit

Prishtinë, 6 shtator - Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, z.Ramë Buja dhe drejtoresha e USAID-it në Kosovë, anj. Maureen Shauket, me rastin e shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Shkrim-Leximit, kanë vizituar sot “Panairin e librit për fëmijë”, i cili është organizuar nga Basic Education Program (Programi për Arsim Themelor) i USAID-it.

Ministri Buja këtë ngjarje e ka vlerësuar të një rëndësie të veçantë, për faktin që aktivitete të kësaj natyre e ngrisin vetëdijen e nxënësve për rëndësinë e të lexuarit të hershëm.

“Ne jemi të lumtur që kemi realizuar këtë gjë. Është një aktivitet që sensibilizon fëmijët duke pasur libra të veçantë, duke i futur në garë ata, duke i sensibilizuar për çështjen e leximit”, është shprehur ministri Buja.

Ministri Buja, po ashtu, tha se kjo ngjarje është një mrekulli për fillim vitin shkollor, ndërkaq shprehu bindjen se fëmijët, duke i parë këta libra, madje duke i bërë vet disa prej tyre, do të jenë lexues të mirë.

Drejtoresha e USAID-it në Kosovë, Maureen Shauket,  tha se të lexuarit e hershëm është gur-themel i të gjitha programeve arsimore të USAID-it. “USAID-i është shumë i lumtur që i bashkëngjitet  Ministrisë së Arsimit, në këtë eveniment të veçantë. Ne jemi këtu që të festojmë së bashku me fëmijët dhe të tregojm rëndësinë e të lexuarit në jetën e tyre”, u shpreh Shauket.

Përveç ekspozimit të librave, tabelave dhe materialeve të tjera të leximit, programi  organizon edhe aktivitete të ndryshme. Këto aktivitete përfshijnë: një qendër leximi ku nxënësit praktikojnë leximin, shkrimin dhe shkathtësi të tjera komunikimi.

Ky panair është mundësi që botuesit nga Kosova, Shqiparia dhe Maqedonia të ekspozojë librat e tyre për fëmijë. Në kuadër të Panairit të librit u ndanë shpërbime për “Biblioteka më e mirë e vitit”, dhe “Libri më i mirë i krijuar nga nxënësit e klasave 1-5”.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)