01 Maj 2024

UP po respekton statutin

Prishtinë, 24 janar - Menaxhmenti i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” e respekton të drejtën e studentëve që t’i shprehin shqetësimet që kanë të bëjnë me kushtet e përgjithshme për mësimdhënie dhe mësimnxënie në UP, mirëpo është obligim i të gjithëve, duke mos përjashtuar as studentët që për çfardo shqetësimi t’i ndjekin rrugët e parapara me Statut të UP-së.

\"Në këtë kontekst, protesta e sotme e një grupi të vogël studentësh, është parë si një shqetësim për çështje të caktuara, por në asnjë situatë nuk konsiderohet rrugë alternative e një debati të brendshëm, i cili ka gjithë kushtet e domosdoshme të jet i realizuar përmes hallkave të përfaqësimit të studentëve për secilën çështje të ngritur, por duke përjashtuar çdo ndikim të mundshëm që vjen jashtë Universitetit të Prishtinës\", thuhet në komunikatën e rektorarit.

Statuti i UP-së garanton një përfaqësim përmbajtësor të studentëve, duke i përfshirë edhe organet vendimarrëse të UP-së, që është më i avancuari sesa në shumë vende të BE-së, dhe pa përjashtimisht më i avancuari nga vendet e rajonit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)