07 Maj 2024

UP-ja përjashton 15 asistentë

Prishtinë, 25 dhjetor - Universiteti i Prishtinës ua ka ndërprerë kontratat 15 asistentëve të angazhuar në departamentet e Fakultetit të Mjekësisë. 14 nga ta janë të gjithnisë femërore. Të gjithëve u është shkëputur kontrata ende pa e nënshkruar për shkak se kanë kryer studimet në Fakultetin Kristal të Shqipërisë dhe nuk kanë nostrifikim të diplomave.

Rektorati, njoftoi se këtë vendime ka marr në kuadër të masave të paralajmëruara për evitimin e parregullsive në Universitetin e Prishtinës. Të përjashtuarit janë nga degët Mami dhe Infermieri të Fakultetit të Mjekësisë.

Të gjithë ata kanë diploma të pa nostrifikuara dhe shumica prej tyre janë të diplomuar në Universitetin Kristal në Shqipëri, ose nuk i kanë të përfunduara studimet e masterit, me çka në fakt shkelen kriteret e angazhimit sipas statutit të Universitetit të Prishtinës.

Në mesin e atyre që u ndërpritet angazhimi i mëtutjeshëm në procesin mësimor në UP janë asistentët nga Dega e Infermierisë:

1.Besarta Pelaj

2.Eglantina Kraja

3.Elvana Podvorica

4.Hasan Gashi

5.Kimete Rrustolli

6.Lumturie Spahiu

7.Fetije Huruglica

8.Shpresa Surdulli

Dhe asistentët nga dega Mami:

1.Anita Sadikaj

2.Besnike Latifi

3.Ermira Badalli

4.Leonora Hajzeraj

5.Luljeta Kadriu

6.Aferdita Berisha

7.Antigona Bytyqi-Gashi

Të gjithë këta persona janë marrë si asistentë të angazhuar në degët Mami dhe Infermieri, nga menaxhmenti i kaluar i Fakultetit të Mjekësisë, pa respektuar kriteret e UP-së për angazhim të stafit, si dhe as rekomandimet e Rektorit.

“Menaxhmenti do të vazhdojë më hulumtimin edhe të rasteve të tjera eventuale, dhe sipas normave në fuqi do të marrë masa edhe ndaj të tjerëve që janë angazhuar sipas kritereve të ngjashme”, thuhet në një komunikatë të Rektoratit të UP-se.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)