20 Prill 2024

Universiteti i Prishtinës është Oksford për universitetet përreth

Prishtinë, 26 qershor - Universiteti i Prishtinës (UP) i ka bërë të gjitha përgatitjet për pranimin e rreth 12 mijë studentëve të rinj. Ka thënë se UP-ja ka kuadro dhe hapësirë që këtyre studentëve t’u ofrojë studime cilësore.

Është zotuar se profesorët e UP-së nuk do të lejohen të ligjërojnë në asnjë universitet tjetër. “Profesorët duhet të zgjedhin: ose të ligjërojnë në UP ose në ndonjë universitet tjetër. Por, çdo profesor që do të mbajë mësim edhe në një universitet tjetër përveç UP-së do të shkarkohet”.


Beson se programet me të cilat UP-ja ka aplikuar për akreditim dhe riakreditim do të marrin vlerësim pozitiv nga ekspertët e Agjencisë për Akreditim të Kosovës. Ka thënë se UP-ja shpejt do ta hapë konkursin për studime të doktoraturës në të gjitha njësitë akademike.


Universitetin e Prishtinës e konsideron Oksford nga universitetet e rajonit. Kështu ka theksuar për “Epokën e re”, rektori i Universitetit të Prishtinës (UP), Mujë Rugova.


Ai ka deklaruar se UP i ka bërë të gjitha përgatitjet. Njësitë akademike e kanë propozuar numrin për pranimin e studentëve, që ata mendojnë se është i mjaftueshëm. Ky numër sillet rreth 12 mijë studentë nga të gjitha fushat e studimit.

Po i presim rezultatet e maturës, pastaj do ta shpallim konkursin. Këtë shifër për pranimin e studentëve e kemi dërguar në MASHT. Ata nuk kanë dhënë vërejtje për këtë numër, por as me shkrim nuk kemi marrë asnjë konfirmimin.

Ky numër shpresoj se do t’i plotësojë kërkesat e maturantëve që ia mësyjnë UP-së. Këtu zakonisht spekulohet se nuk ka vende apo kuadro. Këto nuk qëndrojnë. Sa i përket hapësirës, e kam thënë shumë herë, se në UP punohet nga ora 8:00 deri në mbrëmje. Hapësirë ka. Kuadro ka.

Në qoftë se kemi kuadro që 70 profesorë të shkojnë në Tetovë në javë ose t’i mbajnë kolegjet private, si është e mundur të mos kemi për UP-në? Asnjë profesor as nuk do të shkojë në Tetovë e as në kolegje private ose, në rast se dëshirojnë të shkojnë për të ligjëruar në Tetovë apo në kolegje, nuk mund të ligjërojnë edhe në UP.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)