03 Maj 2024

Universiteti i Gjilanit pjesë e Erasmus Mundus

Prishtinë, 4 korrik - Universiteti "Kadri Zeka" është institucioni i parë në Kosovë që së bashku me Universitetin e Vigos nga Spanja, po merr pjesë në  projektin e Bashkimit Evropian, "Erasmus Mundus GREEN TECH WB’’, si partner i plotë.

Vendimi i përzgjedhjes së projektit në fjalë është bërë nga ekspertët e jashtëm të  nominuar nga  Agjencia Ekzekutive për Edukimin  Audiovizual dhe Kulturë (EACEA),  në kuadër të programit ‘’Erasmus Mundus’’.

Gjithashtu përzgjedhja është bazuar në cilësinë e propozimit, pozitën e tij relative në krahasim me kërkesat e tjera të paraqitura, buxheti në dispozicion, si dhe masën në të cilën  projekti adreson prioritetet e përcaktuara në thirrjen për propozime.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)