14 Maj 2024

Universiteti i Gjilanit do të regjistrojë 1032 studentë

Gjilan, 24 Shtator 2014 -Në të gjitha fakultete e Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan u mbajtën provimet pranuese të konkursit plotësues, afati i dytë,  për pranimin e studentëve të rinj për vitin akademik 2014/2015.

Vaxhid Sadriu, Sekretar i Përgjithshëm në Universitet, tha se procesi i testimit ka shkuar mbarë dhe se nuk ka pasur ndonjë parregullsi.

Ai ka theksuar se Universiteti  “Kadri Zeka” ne Gjilan, në vitin e parë të studimeve, në afatin e dytë të konkursit për vitin akademik 2014-2015, do të regjistrojë  1032 studentë, prej të cilëve 686 studentë të rregullt dhe 346 studentë me korrespondencë.

Nga numri i përgjithshëm si më sipër, Universiteti do të regjistrojë 14 studentë të rregullt nga Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi si dhe 453 studentë nga Presheva, Bujanoci dhe Medvegja, si dhe 31 studentë nga komunitetet jo-shumicë: boshnjakë, turq, romë, ashkali, egjiptianë dhe të tjerë.

Shpallja e rezultateve të provimit pranues do të bëhet më 26.09.2014, në ora 12.00. Kandidatët që refuzohen mund t’i paraqesin ankesë Komisionit për ankesa, me date 26 dhe 27.09. 2014.

Pas këtij afati ankesat nuk do të pranohen. Ankesat do të shqyrtohen me datë 29 shtator 2014. Publikimi i listave sipas ankesave bëhet më datë  29 shtator 2014.



Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)