28 Mars 2024

Universiteti i Gjakovës nis procesin mësimor më 15 tetor me prezencë fizike

Gjakovë, 30 shtator - Senati i Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë, në mbledhjen e mbajtur sot, me rekomandim të Konferencës së Rektorëve të Universiteteve Publike, ka marrë vendim që si pasojë e pezullimit dyjavor të aktiviteteve mësimore, procesi mësimor - ligjëratat të fillojnë më 15 tetor 2021, me prezencë fizike.

Procesi mësimor, respektivisht ligjëratat, do të zhvillohen duke respektuar udhëzuesit përkatës, me kusht që numri i studentëve në një klasë të mundësojë në mënyrë rigoroze mbajtjen e distancës prej 1.5 metra në mes të personave.

Në rastet e caktuara dhe për të respektuar distancën prej 1.5 metra, ligjëratat do të organizohen në dy grupe të studentëve: Orët e mësimit në dy grupe - ora e parë 40 minuta grupi i parë i studentëve; ora e dytë 40 minuta grupi i dytë i studentëve.

Në mes të dy orëve do të mundësohen 10 minuta për ndërrimin e studentëve. Në raste tjera dhe varësisht prej vendimeve të qeverisë, do të mundësohen edhe orët hibride dhe online.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)