02 Maj 2024

Universitetet Publike shpallin konkurs për pranimin e studentëve

Prishtinë, 9 korrik - Është shpallur sot konkursi për pranimin e studentëve në universitetet publike të Kosovës – “Hasan Prishtina, në Prishtinë, “Ukshin Hoti”, në Prizren, dhe “Haxhi Zeka”, në Pejës.

Sipas konkursit, të publikuar sot në “Kohën Ditore”,  në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina” për vitin akademik 2013-14 do të pranohen 11.932 studentë, prej të cilëve të rregullt 9.412 dhe me korrespondencë 2520, në atë “Ukshin Hoti” të Prizrenit 1789 studentë, nga të cilët 189 nga radhët e minoriteteve – turq, boshnjakë, romë..., ndërsa në Universitetin “Haxhi Zeka” në Pejë konkursi është shpallur për 2220 studentë, nga të cilët të rregullt 1760 dhe 460 me korrespondencë.

Sipas këtij konkursi në universitetet publike do të mund të regjistrohet çdo i dyti maturant i mbaruar sivjet. Për të tjerët mbeten vende të mjaftueshme në institucionet private të arsimit të lartë.

Konkursi mbetet i hapur deri më 23 korrik, kurse më 26 dhe 27 korrik do të mbahen provimet pranuese, dhe me 30 korrik shpallja e rezultateve.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)