15 Maj 2024

Universitetet më të mira në Europë

Londër, 16 korrik - Universiteti i Kembrixhit është kolegji më i mirë në Europë, sipas një liste të re të bërë nga ‘Qendra për Renditjen e Universiteteve Botërore’ (CWUR).

Universiteti i Oksfordit dhe Instituti Federal Zviceran i Teknologjisë në Zyrih, gjithashtu qëndrojnë në vendet e larta të listës.

CWUR, e cila është bazuar në Arabinë Saudite, vështron cilësinë e arsimit, prestigjin e anëtarëve të fakultetit, dhe cilësinë e hulumtimeve të fakultetit në çdo universitet për të përpiluar listën e saj vjetore.

Përveç universiteteve të Cambridge-t dhe Oxford-it, Mbretëria e Bashkuar ka dhe pesë shkolla të tjera në listën e 25 universiteteve më të mira evropiane. Vendet e tjera të përfaqësuara fuqishëm në listë, përfshijnë Zvicrën, Gjermaninë dhe Francën.

Cambridge dhe Oxford janë renditur gjithashtu dhe ndër 5 vendet e para në listën e universiteteve më të mira në botë, përkatësisht në të katërtin dhe të pestin. Ndërsa ‘Universiteti i Harvardit’ ka marrë numrin një në renditjen globale.

Në foto mund të shihni listën me 25 universitetet më të mira në Evropë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)