19 Prill 2024

UNICEF-i dhuron 633 tabletë për fëmijët me nevoja të veçanta

Prishtinë, 18 dhjetor - Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka pranuar sot 633 tabletë nga Zyra e UNICEF-it në Kosovë, të cilët do t’iu shpërndahen nxënësve me nevoja të veçanta.

Zyra e UNICEF-it në tërësi ka siguruar 800 tabletë përmes Ambasadës Britanike në Kosovë, 167 prej të cilëve janë shpërndarë tek Organizatat e Personave me Nevoja të Veçanta.

Ministri Ramë Likaj me këtë rast theksuar rëndësinë e të dhënave të sakta dhe raporteve të cilat Ministria e Arsimit i ka mbledhur nga DKA-të, sa i përket  numrit të nxënësve me nevoja të veçanta që duhet të ndihmohen me teknologji asistive, përkatësisht me tabletë.

Ministri Likaj ka folur edhe për rëndësinë e digjitalizmit të procesit mësimor dhe rrjedhën e procesit mësimor gjatë periudhës së parë.

Shefja e zyrës së UNICEF-it në Kosovë, Larisa Brunn tha se fëmijët me aftësi të kufizuara janë më të prekurit nga COVID-19.

“UNICEF në bashkëpunim me Ambasadën Britanike po ndihmojnë klta fëmijë me sigurimin e tabletëve duke kontribuar në qasjen e tyre në mësimin online”.

Zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës, Xhavit Rexhaj  theksoi se furnizimi i nxënësve me tabletë është përkrahje e çmueshme në kohë të pandemisë COVID 19. Rexhaj ka vlerësuar se, ndihma e UNICEF-it vjen në një kohë të duhur dhe përdorimi i tabletëve tash ka peshë edhe më të madhe për shkak të organizimit të mësimit në distancë.

Sipas të dhënave të vitit 2020, nga hulumtimi i MICS-it nga Agjencia e Statistikave të Kosovës në bashkëpunim me Zyrën e UNICEF-it në Kosovë, del që vetëm 53 përqind e familjeve në Kosovë posedojnë kompjuter ose tabletë.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)