04 Maj 2024

Trajnohen mirëmbajtësit e shkollave

Mitrovicë, 25 korrik - Më qëllim të aftësimit për të sanuar dëme të ndryshme që ndodhin nëpër shkolla, Drejtoria e Arsimit në Komunën e Mitrovicës, ka organizuar një trajnim për mirëmbajtësit e shkollave.

Trajnimi që ka përfshi ngrohjen qendrore, ujësjellësin dhe ngjyrosjen, është realizuar falas nga Qendra e trajnimeve në kuadër të organizatës gjermane “Diakonie”.

Pasi përfundimit të trajnimit një mujor për 20 punëtorë teknikë, janë shpërnda edhe certifikata nga drejtori i Arsimit, Ali Bejta dhe drejtori i Qendrës së trajnimeve të “Diakonie”, Lavdim Zeqiri.

Ata e kanë vlerësuar si një projekt shumë të rëndësishëm, meqë do të ndihmoj në aftësimin e mirëmbajtësve të shkollave.

Drejtori Ali Bejta, tha se tash e tutje nuk do të ketë nevojë që për çfarëdo problemi të angazhohet kompani private, siç ka ndodhur deri me tani.

“Jemi shumë të kënaqur që kemi gjetur mbështetjen e “Diakonie”, për këtë projekt, meqë besojmë se do të ndikoj pozitivisht në rritjen e nivelit të mirëmbajtjes së shkollave”.    

Ndërsa, drejtori i Qendrës së trajnimeve të “Diakonie”, Lavdim Zeqiri, është shprehur i kënaqur me ecurinë e trajnimit dhe interesimin e kandidatëve.

“Gjithçka ka shkuar mirë dhe besojmë se kandidatët janë aftësuar për të intervenuar në rastet e avarive të ndryshme që ndodhin në shkolla”.

Zyrtarët komunalë janë të vendosur që të vazhdojnë trajnimin edhe për punëtorët tjerë teknikë që punojnë në shkolla. 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)